fbpx

Shahpaska: Ju bëj thirrje deputetëve që të votojnë ligjin që nga 1 tetori e diela të jetë ditë jopune

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot ju bëri thirrje deputetëve që t’i votojnë ndryshimet ligjore që parashohin që e diela të jetë ditë jo pune, me qëllim që të njëjtit të hyjnë në fuqi nga 1 tetori, transmeton Portalb.mk.

“Unë ju bëj thirrje deputetëve sepse punëtorët paraqesin kapitalin tonë më të madh, të kujdesemi që t’u mundësojmë të vendosim balancë mes jetës profesionale dhe private. Besoj se kjo zgjidhje ligjore do të votohet bashkërisht dhe do të mund të hyjë në fuqi nga 1 tetori, siç është planifikuar”, deklaroi Shahpaska.

Ndryshimet ligjore që parashohin që e diela është ditë jopune janë në lexim të dytë në procedurë parlamentare dhe për sot është caktuar diskutim në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale.

E diela si ditë jo pune vendoset përmes ndryshimeve në Ligjin për marrëdhënie pune, ndërsa përjashtim nga ky rregull janë veprimtaritë ku nuk mund të bëhet ndërprerje e procesit të punës. Ndryshimet parashohin që në këto veprimtari ku procesi i punës është i karakterit që nuk mund të bëhet ndërprerje për shkak të procesit tekniko – teknologjik, ditë për pushim të jetë një ditë tjetër nga e diela. Përkundër asaj që do të mund të shfrytëzohet ditë e lirë në shtatë ditët e ardhshme, punëtorëve që kanë punuar të dielën do të duhet t’u jepet edhe shtesë të pagës prej më së paku 50 përqind për çdo orë të kaluar në punë të dielën, në rast kur ligji apo marrëveshja kolektive nuk parashohin shtesë më të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button