Sot filluan qarkullimin linjat e rregullta të autobusëve të Tetovës, vozitja ende është falas

Sot filluan të qarkullojnë linjat e rregullta të autobusëve të Tetovës, me orar nga e hëna deri të shtunën duke filluar nga ora 06 deri në ora 20. Biletat ende nuk janë në shitje prandaj dhe vozitja me to ende është falas, por sipas NP “Tetova Transport” të njëjtat do të jenë gati shumë shpejtë. Portalb.mk dërgoi disa pyetje deri te kjo ndërmarrje në lidhje me funksionimin e autobusëve, por përgjigja që morëm ishte se janë në pritje të finalizimeve pa dhënë detaje tjera. 

Në mungesë të mjeteve adekuate për informimin te stacionet e ndërtuara, ndërmarrja publikon oraret në Facebook edhe pse jo gjithë qytetarët e përdorin atë, të pyetur për këtë se pse ende nuk nuk janë vendosur tabelat informuese në stacione dhe deri ku janë punët për ueb-faqen e ndërmarrjes, nga NP “Tetova Transport” thanë se janë në pritje të finalizimeve që kanë ngelur pa përfunduar.

Nga NP “Tetova Transport”, thanë se vozitja me autobusë ende është falas.

Këto janë pyetjet për të cilat Portalb kërkoi përgjigje nga NP “Tetova Transport”

  1. Pse nuk do të funksionojnë autobusët të dielën?
  2. Ku është procedura për biletat në telefon që tha drejtori Spirovski?
  3. A do të lëshohen në përdorim të 5 autobusët?
  4. A u janë vendosur autobusëve numra, që qytetarët ta dinë se në cilën linjë kalojnë?
  5. Pse nuk janë vendosur ende tabelat informuese në stacione?
  6. Në cilën fazë janë punët për ueb-faqen e ndërmarrjes, kur do të jetë gati?
  7. Nga ana juaj si është interesimi i qytetarëve, sa i shfrytëzojnë autobusët?
  8. Çfarë vendimesh tjera janë marrë gjatë kësaj periudhe kur autobusat kanë funksionuar pa pagesë?

Për të gjitha këto pyetje Portalb kërkoi nga NP “Tetova Transport” dokument me vendime të cilat janë marrë në lidhje me funksionimin e autobusëve.

“Ende jemi në pritje për finalizimet që kanë ngelur pa u përfunduar. Pas disa ditësh do ju informojmë rreth pikave të shitjes së biletave. Kur të jemi gati do ju komunikojmë.” thanë nga NP “Tetova Transport” për të gjitha pyetjet e lartpërmendura.

Sidoqoftë, kujtojmë se disa ditë më herët kryetari i këshillit komunal të Tetovës Bekim Memeti për Portalb tha se materialet e shtypura për linjat që duhet të ngjiten nëpër autobusë se nga cila pjesë do të kalojnë e kështu me radhë, janë në përfundim e sipër edhe besojnë që kur të fillojë puna e transportit normal të ngjiten edhe ato. Ai tha se biletat e autobusëve tani më janë gati për tu shitur dhe të njëjtat do të mund të blihen në kioske dhe në shitore që janë sa më afër vendeve ku do të ndalen autobusët.

Këto janë tre linjat nëpër të cilat do të qarkullojnë Autobusët e Tetovës:

  • Linja numër 1

Në çdo 30 minuta, duke filluar nga ora 06:00’

Nisja nga:

“Stacioni i Autobusëve”, “Tregu i Gjelbër”, “Qendër”, “Xhamia e Larme”, Shkolla e Mesme e Mjekësisë”, “Universiteti i Tetovës”, “Universiteti i Evropës Juglindore”.

Kthimi nga:

“Universiteti i Evropës Juglindore”, “Universiteti i Tetovës”, “Shkolla e Mesme e Mjekësisë”, “Xhamia e Larme”, “Qendër”, “Tregu i Gjelbër”, “Pallma Mall”, “Stacioni i Autobusëve”.

  • Linja numër 2

Në çdo 45 minuta, duke filluar nga ora 06:00

Nisja nga:

“Stacioni i Autobusëve”, “Tregu i Gjelbër”, “Qendër”, “Xhamia e Larme”, “Rruga e Teleferikut”, “Arabati Baba Teqe”, “Reçicë e Vogël”, “F. Reçicë e Madhe”.

Kthimi nga:

“F. Reçicë e Madhe”, “Universiteti i Evropës Juglindore”, “Reçicë e Vogël”, “Arabati Baba Teqe”, “Rruga e Teleferikut”, “Xhamia e Larme”, “Qendër”, “Tregu i Gjelbër”, “Pallma Mall”, “Stacioni i Autobusëve”.

  • Linja numër 3

Në çdo 45 minuta, duke filluar nga ora 06:00

Nisja nga:

“Stacioni i Autobusëve”, “Tregu i Gjelbër”, “Rr. Tetovarja”, “Kazerma”, “Drenoveci”, “F. Poroj”, “F. Xhepçisht”.

Kthimi nga:

“F. Xhepçisht”, “F. Poroj”, “Drenoveci”, “Shkolla e Muzikës”, “Qendër”, “Tregu i Gjelbër”, “Pallma Mall”, “Stacioni i Autobusëve”.

Këto janë çmimet dhe kategoritë e biletave:

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, Darko Spirovski në një intervistë për Portalb.mk, deklaroi se tani janë krijuar kushtet minimale për funksionimin e autobusëve të transportit publik në Tetovë. Edhe pse Ndërmarrja është themeluar, disa punë vazhdojnë të jenë të papërfunduara dhe për këtë sipas Spirovskit duhet kohë.

Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button