fbpx

RMV, studentët edhe nesër mund të aplikojnë për bursë në vlerë prej 450 euro

Asociacioni për Edukim Penda zgjati afatin e konkursit të bursave për vitin akademik 2021/2022 për studentët universitarë (bachelor dhe master) dhe maturantët e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtë vit asociacioni do të shpërndajë një numër të caktuar bursash në vlerë prej 450 EURO. Sipas bursistëve paraprak, përveç bursës financiare Penda ofron edhe më tepër mundësi për ta, shkruan Portalb.mk.

Bursat do t’u jepen studentëve të suksesshëm universitarë që kanë nevojë për mbështetje financiare. Aplikimi i plotë duhet të përmbajë dokumentet si vijon:

• Formular i plotësuar me të dhënat e kandidat-es/it.
• Letër motivimi / Deklaratë personale që arsyeton nevojën e kandidat-es/it për bursë (max: 1 faqe).
• Dy letër rekomandimi nga dy mësimdhënësi ose punëdhënësi që e njeh kandidat-en/in (max: 1 faqe).
• Për studentët: kopje elektronike e transkriptës (në qoftë se ekziston sistem elektronik për të gjeneruar transkriptën, në të kundërtën kopje të skenuar të indexit);
Për maturantët: kopje të skenuar të dëftesës ku mund të shihen notat e lëndëve dhe nota mesatare.
• Vërtetim për punësim dhe të ardhurat e prindërve të kandidat-es/it.
• Dokumente tjera shtesë që mbështesin aplikimin e kandidat-es/it.

Aplikimi është zgjatur deri më 20 shtator 2021, studentët/nxënësit e shkollave të mesme mund të aplikojnë nëpërmjet këtij formulari. Pasi aplikimi kalon fazën e parë të selektimit, aplikanti do të ftohet në intervistë e cila do të mbahet më datë 30 shtator 2021.
Çfarë thonë studentët që e kanë shfrytëzuar këtë bursë?

Një nga ish-bursistët e Pendës për Portalb.mk tha se përveç bursës financiare që kjo organizatë ofron, Penda në vetvete ka edhe rrjetin e saj të anëtarëve dhe bursistëve të cilët funksionojnë brenda vetes si një familje.

“Penda ofron mundësinë e mentorimit, ku bursistët kanë shansin që të mentorohen nga anëtarët e Pendës, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme, secili i dëshmuar në lëminë e vet, si brenda po ashtu edhe jashtë vendit. Kjo në fakt është shumë më produktive, sepse studentët në një formë apo në një tjetër kanë nevojë për këshilla dhe udhëzime për sa i përket, studimeve dhe jetës profesionale.

Gjithashtu, Penda është në komunikim të vazhdueshëm me rrjetin e bursistëve të saj, në lidhje me çdo mundësi punësimi, praktike, trajnimesh dhe çështje të tjera për të cilat studentët shfaqin nevojë dhe interes.

Bursistët e pendës, kanë edhe mundësinë e socializimit dhe krijimit të lidhjeve të reja ndërmjet studentëve dhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme.” tha një ish-bursist.
Për pyetje shtesë në lidhje me aplikimin dhe bursën mund të kontaktoni në adresën: contact@penda.org.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button