Sot do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së VII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut

Derbi shqiptar në këtë javë do të zhvillohet në Tetovë, ndërmjet ekipit të Renovës dhe ekipit Struga Trim&Lum, ndeshje e cila fillon në ora 15:00, transmeton Portalb.mk.

Në këtë kohë, do të fillojnë edhe pesë ndeshjet tjera të Ligës së Parë. Shkupi do të përballet me Borecin, ndërsa Shkëndija do të jetë mysafir i ekipit Skopje.

Ndeshjet tjera të kësaj jave:

Bregallnica-Tikvesh

Makedonija Gj.P. – Rabotniçki

Pelister-Akademija Pandev

Ndryshe, pas zhvillimit të gjashtë ndeshjeve, në krye të tabelës gjendet Akademija Pandev me 13 pikë, e dyta Struga Trim&Lum me 12 pikë, ndërsa Shkupi, Renova dhe Rabotniçki gjenden pas tyre me 11 pikë. Shkëndija pas gjashtë ndeshjeve, ka arritur të sigurojë vetëm shtatë pikë, duke u radhitur i shtati në tabelë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button