E diel e nxehtë në futbollin e Anglisë, ndërsa në Itali dhe Spanjë derbi do të luhet në mbrëmje

Premier League “ndizet” me derbin londinez Tottenham-Chelsea, dy prej skuadrave që e kanë nisur shumë mirë sezonin e ri të kampionatit anglez dhe kanë grumbulluar përkatësisht 9 dhe 10 pikë në katër javët e para, raporton SS.

“Spurs”-at e drejtuar nga Nuno Espirito Santo mori tre fitore radhazi, të treja me rezultatin minimal 1-0, por fundjavën e kaluar pësuan disfatën e parë me rezultatin e thellë 3-0 në një tjetër derbi londinez, atë ndaj Crystal Palace.

Tottenham do të synojë kështu rikthimin te fitorja, teksa shpresa e trajnerit portugez është të shohë në fushë versionin më të mirë të kapitenit Harry Kane, si dhe të rikuperojë disa titullarë si Hueng Min Son, Romero, Dier, Lo Celso, etj.

Nga ana tjetër Chelsea regjistron vetëm një barazim me Liverpoolin në “Anfield Road’, ndërsa afrimi i Romelu Lukakut ka shtuar ndjeshëm forcën sulmuese të skuadrës, që tani përveç soliditetit në mbrojtje, arrin të shkojë me lehtësi edhe te goli. Derbi londinez Tottenham-Chelsea do të startojë në orën 17:30, ndërsa në orëa 15:00 West Ham do të presë Manchester United.

“Djajtë e kuq” vijnë pas një humbjeje zhgënjyese në Ligën e Kampionëve përballë zviceranëve të Young Boys dhe do të kërkojnë rikthimin te suksesi në kampionat, teksa trajneri Solskjaer pritet t’i besojë sërish udhëheqjen e sulmit, portugezit Cristiano Ronaldo, që ka vënë emrin e tij në tre gola brenda dy ndeshjeve.

Në Serie A, Juventus do të përballet me Milanin, ndeshje e cila do të fillojë prej orës 20:45, ndërsa duke filluar nga ora 21:00, në La liga do të luajë Valencia kundër Real Madridit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button