Taekuondistët Filip dhe Anamaria nga Maqedonia e Veriut u kthyen nga Kupa “President” në Stamboll me medalje

Pas medaljes së argjendtë që në Lojërat Olimpike verore në Tokio e fitoi Dejan Georgievski, taekuondo vazhdon me korrje të suksesit në skenën sportive ndërkombëtare. Taekuondisti Filip Dodevski fitoi medalje të argjendit në kategorinë 87 kg në Kupën e Presidentit në Stamboll. Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive, taekuondistja Anamarija Georgievska fitoi medalje të bronzit në kategorinë – 67 kg, transmeton Portalb.mk.

Federata e Taekuondos e Maqedonisë njofton se suksesi i madh dhe medaljet janë fituar në një turne në të cilin pikët e fituara llogariten për normë Olimpike në Lojërat Olimpike Verore të ardhshme që do të mbahen në Paris në 2024. Filipi dhe Anamaria arritën të shënojnë pikë për t’u kualifikuar në Olimpiadën e ardhshme.

“Filip Stamenov dhe Marko Avramovski patën lufta të shkëlqyeshme, Dejan Georgievski nuk mori pjesë në këtë turne për shkak të disa lëndimeve të lehta”, njoftuan nga Federata e Taekuondos e Maqedonisë.

Filip Dodevski fitoi medaljen e argjendit pas tri fitoreve kundër Ahmet Keskin nga Turqia, Taha Bitzer nga Turqia (kampioni aktual evropian nën 21 vjeç) dhe Rafael Kamalov nga Rusia (i dyti në renditjen botërore në këtë kategori). Në finale, Dodevski humbi nga Roberto Bota nga Italia (bartës i medaljes së bronzit nga Kampionati Evropian).

Anamarija Georgievska fitoi medaljen e bronzit pasi mposhti Aise Kiraçaoglu nga Turqia dhe Andrea Mokamu nga Rumania, ndërsa humbi në gjysmëfinale prej Atanasia Mitsopolu nga  Greqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button