Nuk është e vërtetë se vaksinimi është kusht për hospitalizim

Vaksinimi nuk është kusht për shtrim në spital, as indikacion mjekësor. Në spitale nuk bëhet dallim nëse ndonjë pacient është apo nuk është i vaksinuar, si kusht për trajtimin e tij. Gjithashtu, në Maqedoninë e Veriut nuk ka vaksina me afat të skaduar, siç pretendohet në postim, shkruan Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin është shpalosur një dezinformatë sipas të cilës në spital nuk pranohen persona të cilët nuk janë vaksinuar kundër Kovid-19.

Në postim thuhet:

Pjesë e masave represive të projektit për ta detyruar popullsinë të vaksinohet është që të MOS pranohen në spital personat e pavaksinuar. Pra, të pavaksinuarit në këtë tokë prapa diellit do të kenë një përfitim të dyfishtë. Një, do i shmangin vaksinat me afat të skaduar, dhe e dyta, nuk do digjen të gjallë në krematoriumet e Filipçes dhe Zaevit.

Në spitalet në të gjithë vendin trajtohen pacientë me diagnoza të ndryshme e që nuk janë vaksinuar. Pacientët trajtohen në Qendrën Klinike dhe në repartet për pacientë me Kovid në të gjithë vendin, të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Vaksinimi nuk është kusht për shtrimin në spital, por një indikacion mjekësor. Të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe që kanë kaluar të paktën 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë të vaksinës.

Instituti i Shëndetit Publik publikon analiza për atë se sa nga pacientët e shtruar në spital janë të vaksinuar dhe sa nga ato nuk janë të vaksinuar, sa nga të infektuarit janë të vaksinuar dhe sa ato nuk janë të vaksinuar, si dhe sa nga të vdekurit janë të vaksinuar dhe sa nuk janë të vaksinuar.

Analiza e fundit e tillë si raport për mediat u dërgua një javë më parë dhe i referohej periudhës nga 6 gushti deri më 2 shtator.

Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë të vaksinuar është 87 përqind, ndërsa vetëm 13 përqind e të gjithë pacientëve të shtruar në spital janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës. Analizat tregojnë se vdekshmëria tek të pavaksinuarit është shumë më e lartë. Në një periudhë prej katër javësh në vendin tonë nga Kovid-19 kanë vdekur 480 njerëz, 429 (89 %) e të vdekurve nuk kanë qenë të vaksinuar, dhe vetëm 51 (10 %) të vaksinuar. Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur sëmundje kronike të kombinuara. Të infektuarit dhe të vdekurit vaksinohen me vaksinat që i kemi në dispozicion, si dhe me vaksinat Moderna dhe Johnson që disa nga pacientët i kanë pranuar jashtë vendit,theksojnë nga MSH në raportin  për mediat.

Nga ky raport shihet se ka pacientë të shtruar në spital diagnoza e të cilëve është Kovid-19, nga të cilët 87 janë të pavaksinuar. Me fjalë të tjera, në spitale nuk bëhet dallim nëse dikush është apo nuk është i vaksinuar që të pranojë trajtim kundër Kovidit.

Sa i përket diagnozave të tjera, si për shembull intervenimeve kirurgjikale, ose kontrolleve mjekësore, në konsultim me profesionistët mjekësorë nga i gjithë vendi, morëm konfirmim se vërtetimi për vaksinim nuk është kusht për të pranuar kujdes mjekësor. Disa pacientëve u kërkohet test PCR negativ, por jo për kontrollë mjekësore, por për intervenime më të ndërlikuara mjekësore, pra ndërhyrje kirurgjikale.

Sa  i përket pjesës së postimit në të cilin përmenden vaksina me afat të skaduar, vaksina të tilla në Maqedoninë e Veriut nuk ka. Për herë të fundit donacion të vaksinave të Pfizer për Republikën e Maqedonisë së Veriut kishte nga Bullgaria. Ministria e shëndetësisë informon se sipas proektimeve të sakta për nevojat për revaksinim me vaksinën Pfizer, si dhe interesin e madh për dozën e parë të këtij prodhuesi, të gjitha dozat do aplikohen shumë më parë se sa tu skadojë afati.

Vaksinat e prodhuesit Pfizer të cilat duhet të arrijnë si donacion nga Republika e Bullgarisë, do aplikohen 5 deri më 7 ditë nga shpërndarja e tyre nëpër pikat e vaksinimit. Në pajtim me marrëveshjen me Republikën e bullgarisë, në pikat e vaksinimit vaksinat do jenë në dispozicion në 14 shtator, që do të thotë se ka kohë të mjaftueshme për përdorimin e tyre dhe se asnjë vaksine nuk do i skadojë afati. Në ditë mesatarisht aplikohen rreth 10.000 vaksina dhe përqindja më e madhe e tyre janë pikërisht të prodhuesit „Pfizer“. Prandaj, qytetarët mund të jenë të qetë se të gjitha vaksinat do jenë të sigurta dhe me afat përdorimi në kohën e aplikimit të tyre. Me këtë rast Ministria shpreh falënderimin e saj ndaj Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për këtë donacion. U bëjmë thirrje qytetarëve të vaksinohen masovikisht që të mund të mbrohen nga virusi, thonë nga Ministria e shëndetësisë për mediat.

Ata thonë se në vendin tonë nuk është aplikuar asnjë vaksinë me afat të skaduar!

Për shkak të fakteve të lartëpërmendura ne vlerësojmë se nuk është e vërtetë që vaksinimi është kusht për shtrim në spital dhe se në vend aplikohen vaksina kundër Kovidit me afat të skaduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button