U hap ekspozita e Gëzim Azemit në Galerinë e Arteve në Tetovë (FOTO)

Në Galerinë e Arteve në Tetovë është hapur ekspozita e piktorit Gëzim Azemi. Në ekspozitën e tij, piktori ka paraqitur ikonat më të spikatura të epokës së klasikëve, transmeton Portalb.mk.

“Në veprat e Gëzim Azemit janë nderuar ikonat klasike të cilët lënë gjurmët e tyre me shekuj të tërë anembanë Evropës por edhe viseve Ballkanike si shtesë e epokës së tyre frymëzuese që jo më pak i hasim në historinë e artit muzikorë. Duke pasur parasysh protokollet aktuale të përshkruara, ju informojmë se procesi i dezinfektimit dhe mbajtja e maskave mbrojtëse është i detyrueshëm, si dhe një certifikatë vaksinimi ose një test jo më të vjetër se 45 ditë”, thuhet në njoftimin e Galerisë së Arteve.

Foto: Galeria e Arteve Tetovë

Këtë ekspozitë, e kanë vizituar edhe pjesëmarrësit e Erasmus projektit “Love school decrease absence, successful activities to like school more” nga Franca-Martinik,Turqia, Polonia dhe Rumania dhe kordinatori i projektit Besnik Alili bashkë me grupin punues.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button