Takimi Dimitrov-Varhej: Nevojitet sinjal i qartë politik për ardhmërinë evropiane të ballkanit perëndimor

Me iniciativën e Komisionerit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhei, Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov sot, së bashku me ministrat rajonalë përgjegjës për portofolin evropian, morën pjesë në një takim për të shkëmbyer pikëpamje dhe për përgatitje lidhur me Samitin BE-Ballkani Perëndimor në tetor, raporton 24, përcjell Portalb.mk.

Në takim, siç kanë informuar nga SÇE, janë diskutuar temat kryesore nga agjenda e Samitit dhe rezultatet që priten, duke përfshirë mbështetjen ekonomike të BE-së për rajonin dhe ndërtimin e një tregu të brendshëm rajonal, situatën me kovid-19 dhe procesin e vaksinimit, agjendën e gjelbër si dhe përpjekjet për të zvogëluar kostot e roamingut midis rajonit dhe BE -së.

Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se Samiti duhet të dërgojë  sinjal të qartë politik për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Është e qartë, tha ai, se besimi në proces është lëkundur dhe pa një mesazh kaq të qartë, besueshmëria do të mbetet edhe më tej nën dyshim.

“Samiti duhet të jetë mundësi për t’ua sjellë më pranë qytetarëve mbështetjen ekonomike të BE -së dhe partneritetin strategjik me rajonin në trajtimin e çështjeve globale si sfida të përbashkëta – kovid -19 dhe vaksinimi, migrimi dhe çështjet e sigurisë, por përparimi në procesin e zgjerimit është kuadri bazë për të arritur sukses”.

Komisioneri Evropian Varhei, në takim, njoftoi se dje Parlamenti Evropian e ka miratuar Rregulloren IPA III si instrument për ndihmë e Komisionit Evropian para-anëtarësimit, për periudhën e programimit 2021-2027 pas vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së nga 7 shtatori dhe e paralajmëroi vizitën rajonale e Presidentes së Komisionit Evropian Ursula fon der Lejen, e planifikuar pak para Samitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button