fbpx

Franca pezulloi mijëra punonjës shëndetësorë të pavaksinuar

Rreth 3,000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga puna, pasi nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit, raporton REL. Rregulli i ri, i cili hyri në fuqi të mërkurën, e bën vaksinimin të detyrueshëm për të 2.7 milionë punëtorët e kujdesit shëndetësor, të shtëpive të pleqve dhe të shërbimit të zjarrfikësve.

Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, tha të enjten se “shumica e pezullimeve janë vetëm të përkohshme”.

Shumë prej tyre tani janë dakord të vaksinohen, sepse “e shohin se vaksinimi i detyrueshëm është realitet”, tha ai. Rregulli vlen për të gjithë mjekët, infermierët, stafin e zyrave dhe vullnetarët.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka paralajmëruar punonjësit për ndryshim të rregullit qysh më 12 korrik, duke u thënë se duhet të marrin së paku një dozë të vaksinës deri më 15 shtator ose të japin dorëheqje nga puna e tyre.

Muajin e kaluar, disa punonjës të kujdesit shëndetësor dhe zjarrfikës në Francë kanë protestuar kundër këtij rregulli. Franca ka konfirmuar mbi 113,000 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet thonë se shumica e të shtruarve në spital javëve të fundit, janë pacientë të pavaksinuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button