Marshi ishte paqësor për nder të viktimave nga zjarri, e jo protestë kundër Filipçes dhe Zaevit

Marshi për t’i bërë homazhe të vdekurve në spitalin modular në Tetovë, në Facebook përmes një artikulli në media paraqitet i pavërtetë si marsh proteste ndaj Zaevit dhe Filipçes, raporton Vërtetmatësi.

Recensojmë një postim në Facebook në të cilin u shpërnda një artikull mediatik me titullin “Drejtpërdrejtë, protestë e madhe kundër Zaevit dhe Filipçes në Tetovë”.

Në tekst nuk përmendet as kryeministri Zoran Zaev as ministri në dorëheqje Venko Filipçe, por paralajmërohet marshi paqësor i njoftuar në rrjetet sociale, i organizuar nga anëtarët e grupit të tifozëve “Ballistët”.

Marshimi filloi nga sheshi “Iliria” dhe përfundoi para spitalit të Tetovës, ku më 8 shtator të këtij viti, shpërtheu një zjarr në të cilin 14 qytetarë humbën jetën.

Në tekst nuk është ajo që është në titull

Grupi i tifozëve “Ballistët” për sot njoftoi marsh në nderim të viktimave të zjarrit në qendrën covid në Tetovë. Marshimi, siç është njoftuar në rrjetet sociale, do të jetë paqësor dhe do të fillojë nga sheshi Iliria dhe do të përfundojë para spitalit në Tetovëthuhet në tekst.

Kur të shihen deklaratat e përfaqësuesve të marshit, mund të shihet se ata nuk duan, gjegjësisht refuzojnë të bëjnë deklaratë politike. Marshimi i tyre ishte për nder të të vdekurve. Marshimi ishte paqësor, pa brohoritje, dhe për nder të viktimave të zjarrit që mori 14 jetë, u mbollën 14 pemë.

Dashtë Zoti kjo të jetë e fundit që ndodh në Tetovë. Ky është një marshim paqësor. Ne shprehëm revoltën tonë për atë që ndodhi në spital, por në mënyrë paqësore. Dashtë Zoti që kjo të jetë e fundit dhe të mos ndodhë më kurrë. Ne kërkojmë përgjegjësi. Ne nuk kemi të bëjmë me dorëheqje dhe politikë, ne jemi një grup tifozësh. Faleminderittha Bashkim Idrizi, përfaqësues i grupit të tifozëve “Ballistët”.

Deklarata e tij mund të ndiqet në këtë raport gazetaresk nga 2 minuta 2:18 sekonda deri në minutën 2:32 sekonda.

Edhe në një raport tjetër gazetaresk, thuhet se përfaqësuesi i marshiit Idrizi theksoi se marshimi nuk është protestë dhe nuk është politik, siç sugjeron titulli i postimit që e recensojmë.

Ne jemi tifozë, kjo nuk është protestë, nuk është e motivuar politikisht, por thjesht një marshim paqësor në nderim të të vdekurve nga zjarritha Bashkim Idrizi nga tifoz grupi “Ballistët”.

Grupi i tifozëve që organizuan marshin, janë mbështetës të klubit Shkëndija. Edhe në njoftim, ata nuk sugjerojnë që do të protestojnë, por marshin e shpallë si paqësor dhe në nder të viktimave nga zjarri.

Marsh pa kënduar

Video-materiali nga marshi tregon se nuk ka thirrje, por vetëm respekt, një minutë heshtje, vendosje lulesh dhe një atmosferë paqësore të marshimit, ku shprehen ngushëllimet për të vdekurit.

Për shkak të të gjitha këtyre më lart, ne vlerësojmë se nuk është e vërtetë që ky marsh ishte protestë kundër Zaevit dhe Filipçe, siç sugjeron titulli i postimit që e recensojmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button