Maqedonia e Veriut pranoi edhe një grup tjetër të qytetarëve nga Afganistani

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot në mesditë arritën edhe 44 qytetarë nga Afganistani, qytetarë të organizatës “Turquoise Mountain”, transmeton Portalb.mk.

“Këta persona janë aktivistë të kësaj organizate, por ndër ta ka edhe anëtar të familjeve të tyre”, sqarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar që kjo organizatë ishte themeluar në vitin 2006 nga princi Çarls.

Raportohet që kjo organizatë kishte arritur të rinovon 150 objekte historike, ka trajtuar 165 mijë pacientë, ka ndihmuar 50 biznese të vogla, etj.

“Personat do të vendosen përkohësisht në Shkup, derisa të sigurohet bartja deri në vendin final. Shpenzimet edhe për këtë grup do të jenë të mbulura plotësisht nga organizatat ndërkombëtare”, deklarojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button