fbpx

Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 106-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme qeveritare miratoi edhe pakon e marrëveshjeve dhe memorandumeve që priten të nënshkruhen në seancën e përbashkët qeveritare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut më 16 shtator në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Centralet solare dhe parku i erës, janë dy investimet e reja strategjike në energjetikë, të miratuara sot nga Qeveria, të cilat ishin propozime nga Komisioni për projekte për investime strategjike. Ndërkohë u miratuar edhe financimi i elektranave fotovolatike në Osllome dhe Manastir.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes këtyre projekteve, vlerëson se do të kontribuojë në arritjen e normave evropiane në lidhje me lëshimin e gazrave serë, për qëllime ekologjike.

“I njëjti do të ketë edhe efekt pozitiv edhe ndaj mjedisit jetësor, pasi me lëshimin në përdorim të elektranës fotovoltaike “Oslomej 2” me 10MW dhe “Manastiri” me 20MW, do të zvogëlohet prodhimi i energjisë elektrike në termocentrale, me çka, nuk do të ketë ndikim negativ ndaj mjedisit jetësor”, deklarojnë nga Qeveria, duke sqaruar që projekti do të vlejë 25 milionë euro, ndërsa mjetet do të merren hua nga Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim, derisa 5 milionë prej tyre do të jenë grant nga BE-ja.

Digjitalizimi i sektorit të turizmit, ishte një nga propozimet e miratuara në këtë seancë qeveritare, përmes krijimit, realizimit dhe implementimit të e-turizmit, sistemit të vetëm informativ në sektorin e turizmit.

“Qeveria vendosi që mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar të ndiqet online deri më 20 shtator”, deklarojnë nga Qeveria, duke theksuar që ky afat ishte deri më 14 shtator.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe BERZH-i gjithashtu do të lidhin marrëveshje për ndërtimin e fazës së parë të Korridorit VIII, me qëllim sigurimin e 110 milionë eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button