U arrestua 20 vjeçari, pasi tentoi të mashtrojë policinë e Maqedonisë së Veriut dhe familjen për veturën e vjedhur

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 20 vjeçarin, pasi ky i fundit kishte paraqitur në këtë institucion një deklaratë të rrejshme, se vetura e tij është vjedhur, transmeton Portalb.mk. Ndaj të dyshuarit, policia ka paralajmëruar kallëzim penal.

“Më 6 shtator, në Stacionin Policor në Çair, 20 vjeçari D.I. ka paraqitur se në Shkup i është marrë një veturë me tabela italiane. Por, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve nga punonjësit policor, është konstatuar se bëhet fjalë për një deklaratë të rrejshme”, deklarojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Raportohet që 20 vjeçari e ka pranuar veprën, duke sqaruar që veturën e tij e ka dorëzuar te një person për shkak të borxhit, ndërsa gjithë këtë ka dashur ta fsheh nga familja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button