Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik më së shumti turistë kanë ardhur nga Serbia, Polonia dhe Rumania

Në Maqedoninë e Veriut për 56.6% është regjistruar rritje e numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – korrik 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 56.6 %,dhe atë : numri i turistëve vendor është rritur për 56.6 %, dhe numri i turistëve të huaj është rritur për 56.6 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa ai i netëve të kaluara është rritur për 46.4%.

Raportohet që numri i turistëve në korrik të vitit 2021 është 136 291, nga të cilët 66.4 % janë turistë vendor (90 513) dhe 33.6 % turistë të huaj (45 778). Ndërkohë, numri i netëve të kaluara në korrik të vitit 2021 është 618 314, nga të cilat 83.0 % janë turistë vendor dhe 17.0 % janë turistë të huaj.

Më së shumti turistë të huaj ka pasur nga Serbia (8577), Polonia (5082), Rumania (2914), Turqia (2811), Ukraina (2410), Gjermania (2392), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button