Në drejtësi bora nuk i mbulon gjurmët, tha prokurorja Stefanova duke iu përgjigjur kundërshtimeve të mbrojtjes se provat janë të vonuara dhe nga një lëndë tjetër në “parcelat në vodno”

Provat e mbledhura në ish-Prokurorinë Speciale në procedurën para-hetimore për çështjen “Komplote në Vodno” janë të vlefshme vetëm për akuzat e ngritura deri në vitin 2017, sipas mbrojtjes së të pandehurve. Ata kundërshtojnë faktin se rasti për hetim paraprak është regjistruar me një numër, ndërsa ka vazhduar me numra të tjerë, shkruan SDK.

Në seancën e sotme, avokatët kolektivisht kundërshtuan të gjitha provat e prokurores Lile Stefanova në rastin “Parcelat e Gruevskit”.

“Lënda u hap në Prokurorinë Publike të Shkupit me një numër. Më pas e mori PSP nën numër tjetër, për të përfunduar në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Në analizë, në fjalët përmbyllëse, do të tregoj dhe do t’i lidhi se cila dëshmi prej ku ka ardhur”, tha Stefanova.

Gjyqtari Ilija Trpkov i hodhi poshtë kundërshtimet e mbrojtjes dhe i tha Stefanovës të vazhdojë paraqitjen e provave materiale, kurse gjykata në fund do të vendosë nëse do t’i pranojë apo jo.

“Për fat të mirë, në drejtësi, proverba:” Ra bora, i mbuloi gjurmët” nuk vlen, tha Stefanova, duke vazhduar me prova materiale. Ajo paraqiti fragmente nga Regjistri Qendror për kompanitë bija të hapura nga të pandehurit për, siç pretendohet në aktakuzë, pastrim të 1,3 milionë euro, të pandehurit të parë Nikolla Gruevski, të fituara në mënyrë të paligjshme.

I arratisuri Gruevski akuzohet për veprën penale për Përfitim dhe fshehje ë mënyrë të paligjshme të pronës, Jordan Kamçev dhe tre të tjerë akuzohen për veprën penale Pastrimi të parave dhe ardhura të tjera nga vepra të dënueshme, ndërsa ish -drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov akuzohet për ndihmë dhe mbështetje gjatë kryerjes së veprës penale Pastrimi të parave dhe ardhura të tjera nga vepra të dënueshme.

Sipas aktakuzës, në periudhën nga qershori 2006 deri në tetor 2012, në Shkup, i pandehuri i parë Gruevski, duke përdorur të njëjtën marrëdhënie të përhershme dhe të njëjtat mundësi, përvetësoi në mënyrë të paligjshme sendet e luajtshme të njerëzve të tjerë që i ishin besuar në lidhje me punën e tij (para të paguara për anëtarësi të anëtarëve të partisë, mbështetësit dhe kompanitë sponsorizuese), duke përvetësuar një shumë prej të paktën 1.300.360 euro.

Si person përgjegjës, kryetar i partisë politike, një pjesë të fondeve që u dhanë si donacione për financimin e partisë politike si donacione të marra, ai nuk i ka paraqitur, por i ka përvetësuar për vete.

Pastaj, nga tetori 2012 deri në shtator 2013, Gruevski i ka lëshuar paratë në qarkullim, për të cilat i pandehuri Sasho Mijalkov e ka ndihmuar qëllimisht, kështu që pasi Gruevski mësoi në mesin e vitit 2012 se persona fizikë që kishin emigruar nga vendi përmes ndërmjetësve po shisnin tokë prej rreth 11.000 m2, që gjendet në Vodno, ka kërkuar nga Mijallkovi që t’i ndihmonte për ta blerë tokën dhe ta fshehe prejardhjen e parave si dhe faktin se ai është pronar i tokës.

Sipas aktakuzës, Mijallkovi ka kontaktuar me të pandehurin Nenad Josifoviq, i cili atëherë ka qenë pronar i një ofshor kompani të regjistruar në Belize dhe kanë ra dakord që kompania të themelojë një person juridik vendas që do të përdorej për të blerë tokën. Edhe pse ai e ka ditur se personi juridik i tij do të përdorej për të mbuluar pronarin e vërtetë, i cili do ta blejë tokën, ai në marrëveshje me Mijalkovin, ka themeluar një person juridik në Shkup, administrator i të cilit ishte i pandehuri Risto Novaçevski. Pasi është arritur marrëveshja për çmimin e blerjes, Gruevski në më shumë raste nëpërmjet llogarisë me valutë të huaj të personit juridik nga Belize ka lëshuar në qarkullim fonde të cilat i ka fituar ma anë të veprës penale. Kumbari i tij Novaçevski i ka pranuar fondet dhe në cilësinë e menaxherit të personit juridik ka nënshkruar  kontratë me pronarët e tokës për shitblerjen e një pylli me sipërfaqe prej 11.255 m2, e më pas ia ka bërë pagesën shitësit në vlerë prej 1.299.215 euro, ndërsa një pjesë të të hyrave të tjera i ka përdorur për të paguar taksën për tatimin në qarkullim të pasurisë së paluajtshme. Më vonë, në periudhën nga qershori deri në tetor të vitit 2015, Gruevski e ka transferuar pronën e blerë, parcelat e së cilës me ndryshimet e PPU të Qytetit të Shkupit 2012-2022 u shndërruan në parcela ndërtimore, ndërsa pjesën e personi juridik nga Belize në atë të subjektit juridik në Shkup, e kanë transferuar Kamçevit dhe e pandehura Ratka Kamçeva.

Kamçev si menaxher i një personi juridik dhe i pandehura Kamçevë si pronare përfundimtare e të njëjtit person juridik, megjithëse e dinin që prona ishte përfituar me vepër penale, e kanë marrë atë në pronësi të personit të tyre juridik dhe vendosin ta riemërtojnë ndërsa pronësinë ta transferojnë tek personat juridikë ku i pandehuri Kamçev është menaxher si dhe nëna e pandehur është pronare. Pastaj, pas një vendimi të mëparshëm për ndarjen fizike, parcelat janë  ndarë në tre parcela të reja, njëra prej të cilave iu shit një personi juridik të interesuar. Aksionet në personin juridik të riemëruar dhe dy parcelat e tjera u transferuan në mënyrë fiktive tek një palë e tretë pa u paguar aksioni, dhe me një marrëveshje që përcaktonte një afat për pagesën e çmimit të blerjes me një klauzolë që nëse afati nuk respektohet, kontratat janë të pavlefshme, me çka e kanë fshehur vendndodhja e pronës dhe pronësinë.

Në të njëjtën kohë, Gruevski si zyrtar, në kundërshtim me detyrën ligjore sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, me qëllim që të fsheh pronën e fituar gjatë mbajtjes së funksionit  shtetëror, që i tejkalon dukshëm të ardhurat e tij ligjore në Pyetësorin që ai i kishte dorëzuar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pas përfundimit të funksionit, me të dhëna jo të plota për pronën e paluajtshme që ai zotëron, ndërsa në mënyrë fiktive kanë qenë në emër të të pandehurit R. N. Kështu, në rubrikën “pronë e paluajtshme” ai nuk kishte raportuar dy apartamente në Shkup me sipërfaqe 38m2 dhe 57 m2, tokë ndërtimore në Qendër në Shkup me sipërfaqe prej 2.729 m2 dhe dy parcela ndërtimore në Krushevë me vlerë 795.424 denarë.

Prokurori kompetent me aktakuzën i propozoi gjykatës prona e paluajtshme për të cilën është lënda, konfiskoheshin tre parcelat e tokës në Vodno, si dhe apartamentet në Bihaqka prej 57 m2 me vlerë 60,000 euro dhe 38 m2 me vlerë 41,000 euro, toka ndërtimore me një sipërfaqe prej 2,729 m2, e regjistruar në një listë pronash për Qendrën CM 2 në vlerë prej 7,365,600 denarë dhe dy parcelat ndërtimore për KM Norovo – Krushevë në vlerë prej 795,424 denarë të konfiskoheshin dhe gjykata e ngriu këtë pronë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button