Këto janë kandidatët e PDSH-së për zgjedhjet e tetorit

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojë me 13 kandidatë për kryetar komune dhe 16 lista për këshilltarë komunal, transmeton Portalb.mk.

Këto janë kandidatët për kryetarl komunash nga PDSH:

  • Tetovë, Sadi Bexheti
  • Gostivar, Renata Elezi
  • Tearcë, Daut Emini
  • Bogovinë, Dashmir Arifi
  • Bërvenicë, Miqail Rasimi
  • Zhelinë, Medin Nazifi
  • Saraj, Ilir Krosi
  • Çair, Misin Gradinaj
  • Studeniçan, Azem Sadiki
  • Likovë, Hevzi Jashari
  • Dibër, Petrit Klenja
  • Strugë, Samir Murtezoski
  • Vrapçisht, Irfan Lushi

Kurse, me lista për këshilltar komunal PDSH do të kandidojë në këto komuna:

  •  Kumanovë,
  • Likovë,
  • Qyteti Shkupit,
  • Çair,
  • Studeniçan,
  • Shuto Orizarë,
  • Saraj,
  • Zhelinë,
  • Jegunovcë,
  • Tearcë,
  • Tetovë,
  • Bogovinjë,
  • Brvenicë,
  • Vrapçisht,
  • Gostivar,
  • Strugë.

Fushata për zgjedhjet lokale më 17 tetor fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor në mesnatë. Zgjedhjet lokale do të mbahen me respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button