BDI thotë se fuqizojnë rolin e femrës , por vetëm 1 nga 19 kandidatët për kryetarë komunash është grua

Deputetja Arta Bilalli-Zendeli sot tha se Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokal do të garojë me 35 lista për këshilltarë dhe 19 kandidat për kryetar komune. Në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë, bartëse të Listave për në Këshill komunal do të jenë nga gjinia femërore. Sidoqoftë nga 19 kandidatët për kryetarë komunash vetëm 1 është grua, transmeton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me gjithsej 35 Lista të kandidatëve për Këshilla Komunal, ndërsa me kandidat për kryetar do të garojë në gjithsej 19 komuna. Si gjithmonë, respektojmë përfaqësimin adekuat të femrës në politikë, fuqizojmë zërin e rinisë në procesin e politikave të vendimmarrjes lokale në çdo komunë, si dhe avancojmë në nivele më larta edhe bashkëpunimin me shoqërinë civile. Listat e Bashkimit Demokratik për Integrim përbëhen nga persona profesional dhe kredibil në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë. Listat përbëhen nga emra eminent të shoqërisë civile, përfaqësues të rinisë, gra si dhe personalitete të suksesshme në sfera të ndryshme.” tha Bilalli-Zendeli.

Në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë, bartëse të Listave për në Këshill komunal do të jenë nga gjinia femërore.

Sidoqoftë, edhe pse Bilalli-Zendeli tha se fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri, kjo nuk mund të shihet në listën e kandidatëve për kryetarë komunash nga BDI pasi nga 19 kandidatë vetëm një është grua, Teuta Arifi që do të garojë për Tetovën.

Fushata për zgjedhjet lokale më 17 tetor fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor në mesnatë. Zgjedhjet lokale do të mbahen me respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button