Pendarovski u shpreh i bindur që nuk do të flasin për gjuhën dhe identitetin maqedonas në negociatat me Bullgarinë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka theksuar se identitetet dhe gjuha maqedonase nuk do të jenë temë e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

“Qëndrimi i presidentit Pendarovski në raport me identitetin dhe gjuhën e popullin maqedonas është e qartë dhe i pandryshuar, për atë deri tani nuk është biseduar, por edhe nuk do të bisedohet në të ardhmen”, deklarojnë nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut.

Reagimi i presidencës vjen si kundërpërgjigje rreth qarkullimit të një non-pejperit në lidhje me bisedimet ndërmjet dy vendeve. Në reagim sqarohet që ka disa muaj që nuk janë zhvilluar negociatat ndërmjet dy vendeve.

Bisedimet ndërmjet dy vendeve, konsiderohet si mjeti për zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, duke llogaritur që vota Bullgare nuk lejoi hapjen e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian në lidhje me integrimin e vendit në BE.

Ndryshe, Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, tha se bllokada e Maqedonisë së Veriut për shkak të kontestit me Bullgarinë ka ndikim të keq në vendet fqinje, veçanërisht Serbinë dhe Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button