fbpx

Tensione të larta në parlamentin e Shqipërisë, PD-ja braktis sallën

Seanca e sotme në parlament ka nisur plot tension mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe socialistit Taulant Balla, raporton TopChannel. Kërkesa e Petrit Vasilit i cili kërkoi sqarim se pse 4 deputetët e LSI nuk ishin përfshirë në komisonet parlamentare, ai kërkoi ndërprerjen që edhe LSI të përfshihej.Mendimi i Vasilit solli edhe mbështetjen e Taulant Ballës, por kundërshtimin e Bashës.

“E drejtë ajo që ngre Vasili. Kërkoj mirëkuptimin që të rishikohen propozimet. Në numrin që ka propozuar ka mbi 70 deputetë që nuk është ky numri që ka PD. Sipas rregullores së Kuvendit, shumica ka të drejtë të ruajë shumicën. Është e pamundur që të ruhet në rast se do të repartizohen deputetët e LSI. Do kërkoja që emocionet të lihen jashtë sallës”, tha Balla.

Përbërja e komisioneve  solli debat të fortë mes tyre, ndërsa Basha iu drejtua ballës me fjalë:” Mos bëj dërr dërr po vijo punën aty!”, me një ton të ashpër.

Pasi Nikolla propozoi për të miratuar vetëm Byronë e Kuvendit ditën e sotme dhe miratimit nga shumica e deputetëve, Basha iu drejtua me një gjuhë të ashpër, ndërsa më pas braktisi sallën bashkë me demokratët.

“ E keni nisur mbarë duke shkelur rregulloren, merr urdhër si ushtare, turp të të vijë, e çfarë pushteti ke, çfarë mendon se është kjo, me çfarë pushteti?! Je manekine, merr urdhër nga ai që s’duhet të ishte në sallë”, iu drejtua Basha Nikollës.

Basha i shoqëruar me Agron Gjekmarkaj ka lënë sallën dhe ka shkuar në selinë e PD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button