Këshilli i Sigurisë i propozoi Qeverisë të krijojë urgjentisht grup pune i cili do të rishikojë situatën me sistemin e menaxhimit të krizës

Sot u mbajt seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zyrën e Presidentit. Pikat në axhendë ishin refugjatët nga Afganistani të pranuar në territorin tonë dhe ngritja e sistemit të menaxhimit të krizës. Pjesëmarrësit arritën në përfundimin se Republika e Maqedonisë së Veriut , si anëtare e NATO-s, tregoi gatishmëri dhe ofroi kapacitetet e saj për pranimin e njerëzve nga Afganistani, transmeton Portalb.mk.

“Ministrat kompetentë dhe përfaqësuesit e institucioneve informuan për aktivitetet e deritanishme për kujdesin e personave të pranuar nga Afganistani, për të cilat janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme të sigurisë dhe për të cilat janë përgatitur protokollet e sigurisë për qëndrimin e tyre në vend.” njoftojnë nga zyra e Presidentit.

Në njoftim thuhet se lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, Këshilli i Sigurisë i propozoi Qeverisë që të krijojë një grup pune sa më shpejt të jetë e mundur, i cili do të rishikojë situatën me sistemin e menaxhimit të krizës. Duke pasur parasysh situatën e fundit të zjarrit, grupi i punës duhet të propozojë masa konkrete për ta bërë sistemin e menaxhimit të krizës më funksional dhe efikas.

Në këtë seance, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të Presidentit Pendarovski në seancë morën pjesë gjithashtu, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Erold Musliu, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojance Angelov, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti dhe koordinatori kombëtar për zbatimin e Platformës Kombëtare për Reduktimin e Rrezikut të Aksidenteve dhe Fatkeqësive, Zoran Petrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button