Prokuroria Publike do të konfiskojë dokumentacionin nga një person juridik nga Velesi për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë

Prokuroria Publike sot njoftoi informacionet e reja në lidhje me aktivitetet e ndërmarra nga Prokuroria Publike Tetovë në hetim të shkaqeve të zjarrit tragjik  mbrëmjen e 8 shtatorir,në Spitalin Modular në Tetovë ku jetën e humbën 14 persona, transmeton Portalb.mk.

Ky është raporti I plotë I Prokurorisë Publike Themelore në lidhje me aktivitetet që janë ndërmarrë nga kjo e fundit për tragjedinë e zjarrit në Tetovë:

  • “Përskaj masave dhe urdhrave me shkrim të dhëna deri më tani për ekspertiza, është sjellë edhe urdhër me shkrim deri te Ministria e Shëndetësisë për të dhënë tërë dokumentacionin për ndërtimin e Spitalit Modular në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës. Për këtë qëllim janë dërguar hetues nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë deri te Ministria përkatëse, për të tërhequr të gjitha dokumentet të cilat do të jenë lëndë e shqyrtimit dhe analizës.
  • Pesë prokurorë kanë parashtruar kërkesë për të ofruar ndihmë në procedurën penale deri te Prokuroria Publike Themelore në veles, që nga personi juridik në Veles, të merret tërë dokumentacioni për ndërtimin e Spitalit Modular në Tetovë.
  • Në mënyrë shtesë është dorëzuar urdhër deri te Spitali Klinik i Tetovës për të dorëzuar të dhënat në drejtim të vërtetimit se nëse Spitali Klinik në Tetovë ka përpiluar Elaborat për të ruajtur të kimikatet dhe lëndët djegëse , si dhe gjeneratorët gjatë ndërprerjes së rrymës, si dhe të dorëzohet Plan për instalimin elektrik në Spitalin Modular.
  • Është dhënë urdhër me shkrim deri te Spitali Klinik i Tetovës, që të dorëzohet Plan – elaborati për sistemin e furnizimit me oksigjen, gypat dhe kyçjet në Spitalin Modular në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës.
  • Deri te “EVN Maqedoni” – Tetovë është dhënë urdhër me shkrim për të dorëzuar elaborat për furnizim të energjisë elektrike, gjegjësisht Planin e tërë instalimit elektrik për Spitalin Modular në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës.
  • Pas kësaj, përskaj urdhrit me shkrim të dhënë paraprakisht, deri te inspektorët për krim kompjuteristikë të SPB Tetovë, është dorëzuar urdhër me shkrim që të sigurohet xhirimet e publikuara në rrjete sociale, me theks sigurimin e xhirimeve gjatë zjarrit, të dorëzohen vërejtje zyrtare dhe eventualisht shkresa për bisedimet e kryera në ditën kritike, sigurim të listës së familjarëve, si dhe të personave të vdekur, si dhe të pacientëve të sëmurë të evakuuar. Pas grumbullimit të të dhënave të nevojshme, personat do të dëgjohen në Prokurorinë Publike Themelore në Tetovë dhe do të përgatitet raport i veçantë në lidhje me policët e parë që kanë arritur, në kuptimin e asaj se a kanë ndërmarrë ndonjë aktivitet për të thyer dritaret, nëse ndonjë polic ka qenë i pranishëm në vend ngjarje, për mënyrën se si është njoftuar SPB Tetovë për zjarrin e shkaktuar, si dhe prej kujt kanë qenë të njoftuar.
  • Është dhënë urdhër që të sigurohet tërë dokumentacioni në raport me ndërtimin e Spitalit modular. Është kërkuar që të sigurohen të dhënat në lidhje me personin që kanë qenë përgjegjës për menaxhim me ndërtimin, personin i cili ka pasur autorizim për mbikëqyrje të ndërtimit, të dorëzohet raport se nëse është në rregull pranimi teknik dhe nëse është përfunduar – kush e ka kryer dhe cilët persona e kanë përgatitur specifikimin për tenderimin publik për Spitalin Modular të ndërtuara në Maqedoninë e Veriut.
  • Gjithashtu, është dhënë urdhër për ekspertizë ndërtimore deri te Institutit për Ndërtimtari “Maqedonia” që të tërhiqen të gjithë mostra nga materiali ndërtimor i djegur nga vetë vendi i ngjarjes – nën, kulm, mure, dritare, dyer, izolim dhe të ngjashme nga Spitali Modular, me qëllim që të testohet dhe të shtjellohet se nga çfarë materiali është punuar në Spitalin Modular dhe të ndërmerren dhe veprime të tjera të nevojshme të cilat janë në drejtim të verifikimit të përmbajtjes së materialit ndërtimor.
  • Njëkohësisht, Prokuroria vazhdon të dëgjojë dëshmitarë dhe persona të cilët japin njohur të nevojshme për ngjarjen tragjike.
  • Prokuroria gjithashtu ka ndërmarrë masa për të vërtetuar se nëse dhe çfarë masa për mbrojtje kundërzjarri janë zbatuar në Spitalin Modular në Tetovë që nga lëshimi në përdorim deri në ditën kur është shkaktuar zjarri.
  • Ka dhënë urdhër me shkrim me qëllim që të grumbullohen edhe të gjitha protokollet për mënyrën e punës, si në Spitalin Modular, ashtu edhe në Spitalin Klinik të Tetovës.”

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani  dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Artan Etemin dhe Florin Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button