Kryeparlamentari Xhaferi takoi delegacionin nga Senati Francez

Sot, në suazat e vizitës në Republikën e Maqedoniosë së Veriut të Delegacionit të Grupit të  Miqësisë  Francë – Ballkani Perëndimor në Senatin Francez, të paraprirë nga kryetarja e Grupit, senatorja, Marta de Sidrak, u realizua takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqeodonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Nga ky takim u konstatua zotimi për zhvillim të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit në arsim, kulturë, thellimi i bashkëpunimit ndër-parlamentar dhe ndarjes së përvojave të përbashkëta nga politika e jashtme dhe diplomacia parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Bashkëpunimi konstruktiv është veçanërisht i dukshëm në fushën e integrimit evropian të vendit, që fiton një dimension të ri në përputhje me Strategjinë franceze për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Ai i njoftoi mysafirët me punën aktuale të Kuvendit, si edhe për hapat reformuese në fushat me prioritet në procesin e eurointegrimit, në përputhje me metodologjinë e re, me ç’rast shprehu pritje   të valorizimit të rezultateve tona, para apo gjatë kryesimit francez me Unionin prej në janar të vitit 2022. Kryetari Xhaferi e përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes për aktivitetet në vend të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, me ç’rast theksoi se mbështetja nga Franca miqësore gjithmonë vjen në kohën e duhur dhe në fushat kyçe.” thuhet në kumtesë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button