Mariçiq nënshkroi Konventën kundër Falsifikimit të Produkteve Mjeksore dhe Protokollin 16 në Strasburg

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në emër të Qeverisë në Strasburg nënshkroi Konventën e Këshillit të Evropës për Falsifikimin e Produkteve Mjekësore dhe Krimeve të ngjashme që përbëjnë një kërcënim për shëndetin e qytetarëve si dhe Protokollin 16 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë dokument, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore shpreh gatishmërinë e saj për të përfshirë standardet më të larta të kësaj Konvente në legjislacionin e brendshëm me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, gjegjësisht shëndetit të qytetarëve.” thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se duke pasur parasysh se kërcënimet ndaj shëndetit publik si rezultat i falsifikimit, trafikimit të produkteve medicinale të falsifikuara dhe krimeve të ngjashme janë një problem global me të cilin përballen të gjitha vendet, Konventa është një instrument ligjor efektiv për shkëmbimin e informacionit midis palëve kontraktuese dhe siguron mbështetje dhe ndihmë për palët përkatëse autoritetet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në parandalimin e krimeve që përbëjnë kërcënim për shëndetin publik dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Kjo konventë ka hyrë në fuqi më 1 janar 2016 dhe deri më tani është ratifikuar nga 18 shtete, dhe 17 shtete të tjera e kanë nënshkruar atë.

Në Francë, Mariçiq nënshkroi gjithashtu Protokollin 16 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Ajo rregullon mundësinë që gjykatat më të larta në vend të kërkojnë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut të japë mendime për çështje që lidhen me interpretimin ose zbatimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

Ministri i Drejtësisë i nënshkroi këto dokumente me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Marija Pejçiinoviq-Buriq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button