Përfundoi edicioni i katërt i festivalit Skopje Light Art District (Fotogaleri)
Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Skopje Light Art District përfundoi këtë fundjavë. Ditët e kaluara, në 15 lokacione në të gjithë Shkupin, 25 stilistë të ndriçimit nga 14 vende me instalime dhe shfaqje ndriçimi paraqitën magjinë e artit të ndriçimit te banorët e Shkupit, shrkuan Meta.mk.
Për shkak të shpalljes së tre ditëve të zisë, veprat e artit kanë qenë aktive ditët e fundit, por pa muzikë dhe zë siç ishte planifikuar më parë.
Skopje Light Art District si projekt e ka origjinën nga projekti ROCK, pjesë e programit EU Horizon 2020, i destinuar për kërkime dhe inovacion, ku qyteti i Shkupit është i rrjetëzuar dhe shkëmben përvoja me 11 qytete të tjera në Evropë.