Merkel do të vizitojë nesër Beogradin dhe më pas Tiranën, do të takohet edhe me kryeministrat e rajonit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nesër është për vizitë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa të martën në Tiranë e përfundon turneun evropian, ku do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama, por edhe me shefat e qeverive të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, transmeton Portalb.mk.

Vuçiq, deklaroi se vizita e Merkelit është “nder i madh për Serbinë dhe mundësi t’i shprehet falënderim për gjithçka që ka bërë në vend dhe në rajon, gjatë kohës së borxhit të saj dhe mandatit të suksesshëm”, përcjell Beta.

Zyra e kancelares gjermane paraprakisht publikoi se, bisedimet mes dy liderëve do të fokusohet në raportet bilaterale, çështjeve  ekonomike dhe politike dhe në perspektivës evropiane.

Të martën, Merkel udhëton për në Tiranë, ku mes tjerash, pritet ketë takime edhe me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev përkrah kryeministrave të tjerë nga Ballkani Perëndimor.

Komentuesi politik nga Tirana, Ben Andoni, deklaroi për Beta se kryeministri shqiptar Edi Rama është njëri ndër liderët që angazhohej për elemente të caktuare të Procesit të Berlinit.

Procesi i Berlinit, si iniciativë e mbështetur fuqishëm nga kancelarja gjermane Merkel, filloi në vitin 2014 dhe ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në fushën e ekonomisë, transportit dhe energjetikës.

Andoni vlerëson se, takimet e Merkelit në Tiranë do të jenë simbolike dhe do të paraqesin “përshëndetje të mirë nga funksioni i kancelares në Gjermani si lokomotivë e BE-së”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button