Dha para për të ndërtuar ashensorin në vlerë mbi 18 mijë euro, por qytetari nga Tetova e paraqiti në polici kompaninë

Për shkak dyshimeve për “mashtrim”, policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 53 vjeçarit nga Shkupi për shkak moskryerjes së shërbimeve, përkundër se është paguar për ato shërbime, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj një personi juridik nga Shkupi dhe 53 vjeçarit Sh.I. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim””, njoftojnë nga Policia.

Policia sqaroi që 53 vjeçari ka lidhur marrëveshje të shkruar me 50 vjeçarin H.A. nga Tetova për montimin dhe instalimin e ashensorit në një kompani në vlerë prej 18 880 euro. Personi i cili kishte porositur ashensorin, kishte paguar një pjesë të shpenzimeve si paradhënie, me marrëveshje që pjesën tjetër ta paguan pas kryerjes së shërbimeve. Raportohet që 53 vjeçari nuk e respekton marrëveshjen, ndërkohë punët nuk janë kryer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button