Vaksinimi është imunizim dhe mbron nga format e rënda të sëmundjes

Çdo ditë ka dëshmi të reja që njerëzit e vaksinuar fitojnë imunitet të fortë dhe se njerëzit e vaksinuar shumë më pak infektohen. Ajo që është më e rëndësishme është se, nëse njerëzit që kanë pranuar dy doza të vaksinës infektohen sërish, ata do të kenë simptoma shumë më të lehta. Në fakt, edhe analizat më të fundit epidemiologjike të Ministrisë së shëndetësisë të publikuara më 3 shtator tregojnë se vdekshmëria më e lartë mes pacientëve me Kovid në vendin tonë është regjistruar në qytetet ku ka përqindje më të ulët të popullsisë së vaksinuar, shkruan Vërtetëmatësi

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin autori pretendon se vaksinimi nuk është imunizim. Duke u thirrur në një deklaratë të nxjerrë plotësisht nga konteksti, ai shpërndan dezinformata kundër vaksinimit për koronavirusin.

Në postim ai shkruan:

Fakte të dokumentuara-Vaksinimi Masovik

VAKSINIMI MASOVIK NUK ËSHTË shpëtimi nga virusi, NUK ËSHTË IMUNIZIM, e as nuk do ju kthejë jetën normale. Nëse ju kanë thënë ndryshe, ju gënjejnë.

Nga drejtori i vaksinës Moderna:

“Në muajt në vazhdim pres të paraqiten lloje të reja të Kovidit. Ky virus NUK KA PËR TU LARGUAR“.

Për dallim nga pretendimi i thënë në këtë postim, është vërtetuar se vaksinimi është imunizim.  Çdo ditë ka dëshmi të reja që njerëzit e vaksinuar fitojnë imunitet të fortë dhe se njerëzit e vaksinuar shumë më pak infektohen. Ajo që është më e rëndësishme është se, nëse njerëzit që kanë pranuar dy doza të vaksinës infektohen sërish, ata do të kenë simptoma shumë më të lehta.

Studimet tregojnë se vaksinat kundër Kovid-19 janë efikase në parandalimin e infektimit me virusin korona. Edhe ekspertët konsiderojnë se pranimi i vaksinës mund të ndihmojë në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes, në rast se infektoheni me Kovid-19.

Nuk është e vërtetë se vaksinimi masovik nuk është shpëtimi. Pikërisht e kundërta, vaksinimi kundër Kovid-19 do na ndihmojë të kthejmë jetën normale. Vaksinat e mësojnë sistemin imunologjik si ta dalljë dhe si të luftojë kundër virusit që shkakton Kovid-19.

Në fakt, edhe analizat më të fundit epidemiologjike të Ministrisë së shëndetësisë të publikuara  më 3 shtator tregojnë se vdekshmëria më e lartë mes pacientëve me Kovid në vendin tonë është regjistruar në qytetet ku ka përqindje më të ulët të popullsisë së vaksinuar. 

Ka ardhur koha që t’i hedhim poshtë të gjitha keqkuptimet në lidhje me vaksinat dhe të kalojmë tek faktet dhe provat e vërteta, të cilat në fakt na tregojnë se sa të rëndësishme dhe efektive janë ato. Qëllimi është ta mposhtim virusin, dhe këtë do ta bëjmë vetëm me imunizim masovik të të gjithë popullatës. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të jetojmë përsëri lirshëm, pa kufizime, apelojnë nga Ministria e shëndetësisë.

Sipas Qendrës për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, personat e pavaksinuar po bëhen shqetësimi më i madh. Personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës, e që janë infektuar sërish me Kovid-19, janë raste shumë më të rralla se sa riinfektimet në mesin e personave të pavaksinuar.

Rreziku më i madh nga përhapja është në mesin e njerëzve të pavaksinuar, të cilët kanë më shumë gjasa të vijnë në kontakt dhe ta përhapin virusin. Personat e vaksinuar me dy doza të vaksinës e që janë infektuar me llojin delta mund ta transmetojnë virusin te të tjerët. Sidoqoftë, njerëzit e vaksinuar janë infektues për një periudhë më të shkurtër kohore. Që do të thotë se ata që kanë pranuar 2 doza të vaksinës, janë infektues në një kohë më të shkurtër sesa të pavaksinuarit, informojnë nga Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve.

Sa  i përket deklaratës së shpërndarë në postim: „Në muajt në vazhdim pres të paraqiten lloje të reja të Kovidit. Ky virus NUK KA PËR TU LARGUAR“, të përcjellë në media që në muajin maj, të bërë nga vetë drejtori i „Моderna“, me këtë pajtohen një numër i madh i ekspertëve, epidemiologëve, shkencëtarëve. Edhe ministri Filipçe në korrik të këtij viti në një konferencë për shtyp tha:

Është e qartë që do ketë lloje të reja të virusit. Ka shumë gjasa që lloji Delta të mos jetë lloji i fundit i këtij virusi, deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. (31 korrik 2021)

Dhe pikërisht për këtë arsye nevojitet edhe një vaksinim sa më masovik i popullatës, sepse sa më shumë që përhapet virusi, aq më shumë gjasa ka për një mutacion të ri. Ndërkohë që tashmë dihet se virusi  përhapet më shpejt në mesin e personave të pavaksinuar.

Sa i përket fjalive të fundit në tekst:

Me fjalë të tjera: Vaksinimi masovik do bëhet një praktikë e rregullt. Minimum një herë në vit, ndërsa ka mundësi edhe dy herë në vit. PËR TË GJITHË. Edhe për fëmijët e vegjël!

Gjithashtu, masat kundër koronës do mbeten të njëjta si tani. Maska, kufizime, karantinë, orë policore. Atëherë, pse të vaksinohemi kur kjo nuk është IMUNIZIM.

Për momentin nuk dihet se për sa vaksina do kemi nevojë në të ardhmen. Këtë nuk e di askush. Në disa vende (Izrael) filloi aplikimi edhe i dozës së tretë, por nga OBSH-ja kërkuan ndalimin e këtij procesi.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Gebrejesus bëri thirrje që doza e tretë e vaksinës së koronavirusit të ndërpritet të paktën deri në fund të shtatorit, për të përforcuar barazinë globale dhe për të lejuar që në secilin vend të vaksinohet të paktën 10 përqind e popullsisë.

Pra, kthimi në „normale” do të ndodhë, sepse një ditë ne do të fitojmë imunitet në të gjithë botën, siç ndodh, në fakt, edhe me të gjitha sëmundjet e tjera gjatë historisë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button