fbpx

Zjarrfikësi Aliti: Në të njëjtën kohë mundoheshim të shuajmë zjarrin dhe të evakuojmë njerëzit

Komandanti i shërbimit të kundërzjarrit në Tetovë, Uka Aliti, sot ka folur për mediat rreth natës së mbrëmshme dhe luftën e tyre që të shuajnë zjarrin dhe të shpëtojnë sa më shumë jetë. Ai tha se sapo kanë marrë thirrjen, kanë shkuar menjëherë në spital, shkruan Portalb.mk.  

“Mbrëmë në orën 21:02 minuta në njësinë territoriale kundër zjarrit në Tetovë, kemi pranuar thirrjen e parë që në kovid qendrën ka shpërthyer një zjarr. Në momentet e para që i kemi marrë këto lajme kemi dal me tre makina dhe 17 zjarrfikës në vend ngjarje. Kemi filluar menjëherë intervenimin në brendi të spitalit të Tetovës me dy automjete. Flakët e zjarrit ishin aq të mëdha, mundoheshim që flakët e zjarrit t’i shuajmë por, edhe në anën tjetër kolegët apo zjarrfikësit tjetër të bëjnë evakuimin e njerëzve të cilët ishin në ato objekte. Kështu që, me shuarjen e zjarrit kemi parandaluar që mos të kapen edhe objektet tjera”, tha Aliti.

Ai ka shtuar se, gjatë intervenimit kanë nxjerrë njerëz edhe të gjallë edhe të pajetë.

“Për numër nuk mund ta di, por do jenë organet kompetente që do ta japin numrin e saktë. Para se të arrijmë ne ka pasur vetëm një shpërthim ku është dëgjuar dhe nga ai shpërthim i bombolës me oksigjen, meqenëse oksigjeni nuk digjet, mirëpo i ndihmon zjarrit të zmadhohet. Me arritjen tonë, zjarri brenda 26-7 minutave kemi arritur ta fusim nën kontroll dhe ta lokalizojmë tërësisht. Kemi qenë në kujdestari tërë natës”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button