Presidentja kosovare Osmani ngushëlloi familjet, Pendarovskin dhe Arifin për aksidentin në Spitalin Covid të Tetovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëluar familjet, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi për viktimat nga zjarri në Spitalin Covid të Tetovës, njofton Portalb.mk.

“E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik në Spitalin Covid të Tetovës, jua përcjellë ngushëllimet e mija familjeve që humbën më të dashurit, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe kryetares së Tetovës, znj.Teuta Arifi. Në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button