Shkup, për shkak protestave dhe festës do të ketë kufizime në komunikacion

Policia e Maqedonisë së Veriut për sot ka paralajmëruar kufizime në komunikacion, për shkak se janë paralajmëruar protesta prej sheshit “Skënderbeu”, transmeton Portalb.mk.

“Më 8 shtator (e mërkurë), me fillim nga ora 13:30, është paralajmëruar protestë e cila duhet të fillojë nga sheshi Skënderbeu për të vazhduar pastaj deri te zyrat e BE-së. Për këtë arsye, nga 13:30 deri në mbylljen e protestës, pjesërisht do të mbyllet për qarkullim bulevardi “Goce Dellçev”, bulevardi “Ilinden” dhe bulevardi “Kliment Ohridski, sqarojnë nga Policia.

Policia kërkoi nga qytetarët të respektojnë nesër urdhrat e policisë në komunikacion. Sot, gjithashtu Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëroi se do të jenë të bllokuara edhe disa bulevarde tjera për shkak manifestimit qendror për shënimin e 30 vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Duke filluar nga ora 11:00, Qeveria sqaroi që do të jetë e ndaluar për lëvizje bulevardi “Koço Racin”, “11 Tetori”, “Filipi i Dytë”, rruga “Mirce Acev”, “Dimitrija Cupovski”, “Dame Gruev” dhe bregu “13 Nëntori”.

“Më 8 shtator 2021 (e mërkurë), do të mbahet manifestimi qendror “30 vite pavarësi” dhe duke filluar nga ora 11:00 deri në mbarim të ngjarjes do të jenë të mbyllura për qarkullim”, sqarojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button