“Këshilli britanik” organizon konkurs për gazetarë të rinj që do të mbulojnë çështjet e të rinjve

Projekti “Media për të gjithë” (Media for All) i Këshillit britanik (British Council) organizon konkursin „Young Journalists Competition“ për gazetarë të rinj dhe ekipe gazetarësh që punojnë në çështje dhe tema që shqetësojnë të rinjtë, i cili do të sigurojë mbështetje për prodhimin e përmbajtjes gazetareske, transmeton Portalb.mk.

Kandidatët e përzgjedhur do të marrin mbështetje financiare, mentorim dhe udhëzime profesionale gjatë tetë javësh. Konkursi është i hapur për kandidatët nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Gjatë 8 javëve, kandidatët e suksesshëm, gjegjësisht ekipet me nga tre gazetarë, me mentorë do të punojnë në historinë e tyre dhe do të marrin udhëzime dhe financime mentorimi.

Temat mbi të cilat do të duhet të krijohen produktet gazetareske janë: punësimi i të rinjve, barazia gjinore dhe çështjet e bazuara në gjini, migrimi, mjedisi jetësor, pasojat e pandemisë te të rinjtë, politikat lokale dhe të rinjtë, dhe aktivizmi rinor.

Për program mund të aplikojnë gazetarët nga mosha 21 deri në 30 vjeç nga Ballkani Perëndimor me njohuri të mirë të gjuhës angleze.

Afati për aplikim është në orën 17 më 12 shtator, ndërsa të gjitha kushtet mund t’i shihni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button