Janë hapur shumë çështje në lidhje me rastin Kiçeec

Shumë pyetje mbeten pa përgjigje pas aksidentit automobilistik që ndodhi këtë fundjavë në Strazhë, në të cilin mori pjesë i dënuari Zoran Mileski Kiçeec. Njëra prej tyre është akuza për një pjesëtar të ASK i cili ishte afër aksidentit. Pyetja e dytë është se si Mileski shëtitet lirshëm nëpër Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Aksidenti i trafikut pranë Strazhës në të cilin vdiq një person, në të cilin mori pjesë i dënuari Zoran Mileski Kiçeec, ngre shumë pyetje se si një i dënuar mund të shëtitë nëpër Maqedoni dhe nëse janë të sakta akuzat e opozitës VMRO DPMNE se në vendin e ngjarjes kishin ardhur dy anëtarë të ASK-së për të cilat ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga shërbimi.

Në pritje të informacioneve të paralajmëruara nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, sot reaguan Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq. Ata thanë sot që nuk ishte as hera e parë dhe as hera e fundit që ndonjë i burgosur të shfrytëzonte lehtësira në bazë të të dhënave të justifikuara mjekësore dhe të shfrytëzojë ndërprerje të vuajtjes së dënimit me burg.

“Bisedova me drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve i cili më informoi se ai kishte dokumentacion të plotë për mjekim. Është e drejtë e çdo të burgosuri, ashtu siç ka të drejtë në pushim vjetor, ka të drejtë në fundjavë, gjithashtu ka të drejtë për mjekim. Për detaje, ju referoj në Drejtorinë për Ekzekutim të Sanksioneve. Nuk e di pse është nisur për në Shkup, ndoshta për shkak të ndihmës mjekësore, duhet të pyesni Zyrën”, tha Zaev.

Siç dihet, Zoran Mileski u deklarua fajtor për marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm në rastin “Reket”, në të cilin ish-prokurorja speciale Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, i cili ishte pronar joformal i 1TV, u dënuan. Mileski, për këtë vepër, u dënua me dënimin më të ulët, tre vjet burg. Rasti Reket, që kishte të bëjë me abuzim të ndikimit dhe zhvatje dhe pastrim parash.

Mileski ka marrë ndërprerje prej 30 ditësh nga vuajtja e dënimit për shërim. Por mbetet e paqartë për shërimin e kujt bëhet fjalë.

Drejtori i burgut në Strugë, Valon Qula, për AIM ka thënë se i dënuari Zoran Mileski Kiçeec, me kërkesën e tij, ka marrë ndërprerje të dënimit nga 11 gushti deri më 11 shtator për shkak të sëmundjes së nënës së tij. Sipas komunikatës së Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, Mileski shfrytëzon pushim prej 30 ditësh nga burgu për shkak të kontrollit urgjent mjekësor. Koha e caktuar për kontroll mjekësor është nga 08.08 deri në 08.09, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë.

Deri në publikimin e këtij teksti, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve nuk iu përgjigj pyetjeve tona se cili nga këto dy pretendime është i saktë, si dhe në pyetjet mbi çfarë baze ligjore Mileski lejohet të shëtitë nëpër Maqedoni nëse ai duhet të jetë në vuajtje të dënimit me me burgim në burgun e Strugës, i cili i përket llojit të burgjeve të hapura.

Sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve, institucionet e hapura nuk kanë siguri fizike dhe materiale.

“Organizimi i jetës dhe punës së të dënuarve në këto institucione bazohet në vetë disiplinë dhe përgjegjësi personale, ndërsa kontroll mbi lëvizjen dhe punën e tyre e bëjnë edukatorët dhe instruktorët. Në institucionet e hapura mund të organizohet polici e burgut për të siguruar objektin”, thuhet në ligj.

Ligji thotë se të dënuarit me mjekim në repartin e hapur mund të punojnë edhe jashtë institucionit. Vendim i tillë për punësim, gjegjësisht punë, me kusht që kompania të ketë nevojë për punonjësin e dënuar dhe duhet të vuajë dënimin me burg, mund të merret nga gjyqtari kompetent për ekzekutimin e dënimeve sipas vendbanimit të të dënuarit. Gjatë procesit gjyqësor, Mileski ndryshoi vendbanimin e tij sipas letërnjoftimit ai jeton në Ohër.

Sipas buletinit të policisë, Mileski drejtonte një “Mercedes” dhe me të në makinë kishin qenë dy shtetas serbë të cilët kaluan me lëndime të rënda trupore. Ndërkohë, opozita akuzon se në vendngjarje janë vënë re agjentë të inteligjencës nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, transmeton REL.

“Në vendin e ngjarjes janë parë edhe punonjës të drejtorisë së gjashtë, gjatë gjithë ditës po bëhen presione mbi njerëzit që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes dhe mediave që të mos raportojnë informacione për aksidentin. “Qeveria duhet t’i përgjigjet publikut pse Kiçeec është liruar dhe çfarë kanë kërkuar punonjësit e ASK në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva në një konferencë shtypi në selinë e partisë.

Deri në publikimin e këtij teksti, Agjencia nuk iu përgjigj pyetjeve tona në lidhje me këtë akuzë.

Zoran Mileski u deklarua fajtor për rastin “Reket”, në të cilin u dënuan edhe ish -prokurorja speciale Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, i cili ishte pronar joformal i 1TV. Mileski për këtë vepër kriminale u ndëshkua me dënimin më të ulët, tre vjet burg. Në Dhjetor 2019, ai pranoi krimin në rastin “Reket” – për marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm, ndërsa më 26 tetor 2020, ai hyri në Burgun Strugë (KPP) për të vuajtur dënimin përfundimtar prej tre vjet burg.

Një aksidentin e trafikut këtë fundjavë vdiq një person. Bëhet fjalë për një burrë nga Gostivari i cili ka qenë pasagjer në kamion. Shtatë persona u plagosën, katër prej tyre rëndë dhe u transferuan në Qendrën Klinike në Shkup. Në mesin e të lënduarve është edhe Mileski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button