PDSH zyrtarizoi kandidaturën e Renata Elezit për Komunën e Gostivarit

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka zyrtarizuar kandidaturën e Renata Elezit për të marrë pjesë në garat e 17 tetorit, për të qenë kryetare e Komunës së Gostivarit, gjithashtu u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal, me bartës Fejzi Xhelilin, transmeton Portalb.mk.

“Dega e PDSH-së në Gostivar mbajti kuvendin e degës ku u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Bartës i listës do të jetë z. Fejzi Xhelili. Në këtë kuvend kandidatja e PDSH-së për kreun e komunës së Gostivarit znj. Renata Elezi para kuvendit elaboroi platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje. Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen vendbanimet e komunës së Gostivarit siç janë uji për pije, kanalizimi, zgjidhja e problemit me mbeturinat, infrastruktuta rrugore, arsimi, kultura, si dhe projekte tjera me rëndësi për banorët e kësaj komune. Në kuvend ishte i pranishëm edhe kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi.” thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button