Këngëtari Beni Shaqiri kandidon për kryetar të Qytetit të Shkupit

Këngëtari Beni Shaqiri është kandidat për kryetar komune të Qytetit të Shkupit nga koalicioni i PLD-së dhe RDM-së, ndërsa mikrobiologu Nikolla Panovski është bartës i listës së këshilltarëve, transmeton TV 21.

Ata sot ishin promovuar nga ana e PLD-së dhe RDM-së të cilët në zgjedhje do të marrin pjesë së bashku nën parullën “Të vendosur për ndryshime”.

Shaqiri në promovim  deklaroi se motivi të përfshihet në garën për kryetar komune të Shkupit është që ai ndjehet i zhgënjyer nga ajo se si udhëhiqet qyteti i Shkupit në katër vitet e fundit.

Lideri i PLD-së Goran Milevski tha se bëhet fjalë për persona  të cilët janë jashtëzakonisht të vlerësuar në profesionin e tyre, njerëz me autoritet, shkupjanë të ndershëm dhe të sinqertë.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button