Pacienti të cilit iu bë transplant zemra javën e kaluar u lëshua për trajtim shtëpiak

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se shtatë ditë pas operacionit, pacienti po ndihet mirë. Pacientit të cilit iu transplantua zemra të mërkurën e kaluar është liruar sot për trajtim në shtëpi, transmeton Portalb.mk.

Filpçe edhe një herë shprehi mirënjohje të madhe për familjen që pranoi dhurimin e organeve nga i dashuri i tyre.

“Ky është transplanti i pestë i zemrës në një vit e gjysmë dhe i katërti që nga fillimi i vitit. Gjatë së njëjtës periudhë, u transplantuan 15 veshka dhe u krye transplantimi i parë i indeve të eshtrave”, shkroi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button