fbpx

Mjekët nuk janë masonë, sektarë dhe nuk kryejnë vrasje masive

Një postim në Facebook abuzon me situatën kritike me fluksin e madh të rasteve të reja me Covid-19 në Tetovë dhe degradon dhe satanizon mjekët, duke i quajtur ata vrasës, mason dhe sektarë. Në postimin e pavërtetë, ka gjuhë të urrejtjes, e cila fut frikë dhe ankth tek qytetarët, derisa mjekët po luftojnë në betejë të pamëshirshme për të siguruar kujdes shëndetësor dhe shtrimin në spital për numrin e madh të të infektuarve të rinj, raporton Vërtetmatësi.

Recensojmë një postim në Facebook që përhap gjuhën e urrejtjes, duke akuzuar mjekët nga Qendra Covid në Tetovë për “vrasje masive” ndaj pacientëve me Covid-19. Njoftimi jep një koment, të shoqëruar me tekst në të cilin transmetohen statistikat e COVID-it nga rajoni i Tetovës, më saktësisht për datën 24.08.2021, ndërsa satanizohen punonjësit e shëndetësisë dhe nxitet ankth publik me informacione të rreme dhe të rrezikshme.

“A ËSHTË KRYER VRASJE MASIVE MBRËMË NË HËNË TË PLOTË NGA MJEKËT MASON DHE SEKTI KOVID NË TETOVË?”thuhet në postim.

Ky postim është shembull tipik i përhapjes së urrejtjes përmes rrjeteve sociale, i cili dëmton dhe cenon dinjitetin e një grupi të caktuar, në këtë rast profesionit mjekësor, në kohë pandemie kur të gjitha burimet shëndetësore janë të angazhuara maksimalisht. Ajo që është edhe më e rëndësishme në lidhje me këtë përmbledhje është se është e pavërtetë dhe dezinformatë.

Stigma për punonjësit e shëndetësisë, në kohë kur Tetova është në gjendje kritike dhe po bëhen përpjekje mbinjerëzore për të ndihmuar pacientët e shumtë me Covid-19, thënë më but është për çdo dënim. Statistikat e zeza të regjistruara në rajonin e Tetovës po abuzohen për të gjeneruar lajme të rrezikshme, të cilat përhapin frikë dhe panik tek qytetarët dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha për vënien nën kontroll të virusit dhe pengojnë qytetarët që të kërkojnë ndihmë mjekësore në kohë.

Autori në mënyrë të pajustifikueshme, pa asnjë provë, në mënyrë të pamatur ose me qëllim dhe me vetëdije, përhap teori konspirative, tipike për mbështetësit e fushatave kundër vaksinave dhe ata që kundërshtojnë masat kufizuese. Është e paarsyeshme që mjekët të lidhen me vrasjet masive, masonë dhe kovid sekte, pasi ata përpiqen të ofrojnë kujdes dhe terapi adekuate për çdo pacient, veçanërisht tani që Tetova është në kulmin e saj dhe stafi mjekësor po rrezikon shëndetin e tyre dhe tashmë ka raste të të sëmurëve edhe mes tyre.

Në këtë rast, abuzohet me numrat e zi të 10 personave që vdiqën brenda një dite për akuza të mjegullta, ndërsa autori injoron faktin që pikërisht të pavaksinuarit janë 90% e të infektuarve të rinj, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Stigma ndaj mjekëve filloi me protestat kundër vaksinës

Ndaj kualifikimeve se mjekët janë “vrasës”, të cilat mund të dëgjoheshin në protestat e fundit kundër vaksinimit dhe masave COVID, ka reaguar edhe Oda e Mjekëve të RMV-së, prej ku paralajmërojnë se kjo është “vepër penale për të cilin Kodi Penal parashikon dënime me burg dhe se “nëse aktivitetet vazhdojnë, raportet e duhura do t’i dorëzohen institucioneve kompetente“.

Këto sulme u dënuan ashpër nga Lidhja e specialistëve dhe mjekëve të rinj, në njoftimin e të cilëve thuhet:

“Dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes kundër mjekëve dhe të gjithë profesionistëve të shëndetit, të cilët edhe me jetë e paguajnë mjekimin e pacientëve me Covid. Ne i bëjmë thirrje Odës së Mjekëve të bëjë punën e saj dhe të mbrojë të gjithë kolegët tanë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të mbrojë të gjithë punonjësit. Nëse ndonjë nga kolegët tanë sulmohet ose shqetësohet nga turma protestuese, ne do të ndalojmë mjekimin dhe do të dalim në rrugë”.

Pretendimet se mjekët janë “vrasës” u dënuan ashpër nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, prej ku bënë thirrje që “qytetarët të informohen nga burimet përkatëse, bazuar në njohuritë dhe rekomandimet shkencore dhe të refuzojnë informacionin e bazuar në gënjeshtra dhe teori konspirative“, si dhe “të mos inkurajjnë narrative të tilla, të cilat jo vetëm që janë të dëmshme për shëndetin publik, por gjithashtu çojnë në polarizim të mëtejshëm shoqëror, i cili është veçanërisht i rrezikshëm në një krizë të këtyre përmasave“.

Mjekët edhe brenda edhe jashtë janë të rrezikuar

Kjo i kalon të gjitha kufijtë. Të gjithë ata sakrifikojnë jetën e tyre çdo ditë, rrezikojnë familjet e tyre dhe punojnë me pacientë të infektuar me koronavirus. Dhjetëra kolegë të saj vdiqën si pasojë e koronavirusit. A është kjo “faleminderit”? Thirrje “vrasës, vrasës”? … Ne u bëjmë thirrje të gjitha shoqatave dhe institucioneve që të dënojnë këtë poshtërim të profesionit dhe mjekëvereagoi dr. Marija Mihajlova nga ISHP “Semed”, e cila është vetëm një nga mjeket që janë tronditur nga ky skualifikim.

Për përhapjen e pakontrolluar të shpifjeve të tilla në rrjetet sociale që nga viti i kaluar reaguan mjekët nga qendrat shëndetësore evropiane dhe botërore, duke ndarë përvojat se pacientët donin të largoheshin nga spitali sepse merrnin mesazhe se mjekët do t’i vrisnin dhe do të digjnin trupat e tyre.

Sanksionimi dështon

Edhe pse në vend nuk ka vepër penale “gjuhës së urrejtjes”, megjithatë në Kodin Penal ka nene të cilat lidhen me akte të tilla dhe i nënshtrohen sanksioneve dhe dënimeve. Këta janë nenet që i referohen “rrezikimit të sigurisë” (neni 144) dhe “nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose intolerancës në bazë kombëtare, fetare, racore dhe të tjera” (neni 319). Sidoqoftë, këto vepra shumë vështirë dëshmohen dhe procesohen, ndrsa dënimi i autorëve shpesh mungon.

Rritja e lartë e gjuhës së urrejtjes në rrugën elektronike është regjistruar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili i shënon rastet në platformën http://www.govornaomraza.mk/, ku mund të shihet se rastet më të raportuara janë nga Shkupi dhe rajoni i Pollogut.

Nuk duhen aftësi të veçanta ose specializim akademik për të vlerësuar se ky postim përhap urrejtje, informacion të pavërtetë dhe të dëmshëm, i cili fut frikë dhe ankth në publik, por gjithashtu stigmatizon dhe satanizon profesionin mjekësor. Në këtë rast, punonjësit e shëndetësisë abuzohen përmes së pavërtetës, të cilët luftojnë krizën shëndetësore për gati dy vjet, duke rrezikuar shëndetin e tyre, dhe disa prej tyre kanë humbur jetën për shkak të interesit publik, por në të njëjtën kohë, ky keqinformim i largon njerëzit nga kujdesi dhe ndihma mjekësore, edhe pse mund të jenë kërcënuese për jetën për shkak të infeksionit me Covid-19.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button