fbpx

RMV, bursa në vlerë prej 120 mijë denarë për 40 studentët e vitit të parë me gjendje të rëndë sociale

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” dhe “Maqedonia 2025” do të ndajnë 40 bursa për studentët, vlera vjetore e të cilave arrijnë në 120 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë për hapjen e konkursit për ndarjen e 40 bursave studentore nga ana e Maqedonia 2025 dhe universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup”, raportojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke sqaruar që vlera do të ndahen në dhjetë muaj.

Raportohet që bursat saktësisht jepen nga Fondacioni “Atanas Bliznakof”, ndërsa bursat e tyre do të shpërndahen te studentët e vitit të parë në të gjithë lëmit, por me gjendje të rëndë sociale.

Të drejtën e shfrytëzimit të bursës e kanë edhe nxënësit që e kanë mbaruar Maturën Shtetërore në shkollë të mesme me sukses më të lartë se 4.0; nuk shfrytëzojnë bursa tjera, të ardhurat familjare për vitin 2020 nuk kanë qenë mbi 550 mijë denare, si dhe duhet të jenë shtetas të RMV-së.

Aplikimi bëhet në formë elektronike në këtë LINK, ndërsa të dhënat tjera në lidhje me këtë konkurs gjenden KËTU. Afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 15 shtator, ndërsa rezultatet do të publikohen më së voni deri më 4 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button