fbpx

Mickoski i ofroi përsëri bashkëpunim partisë “E majta”

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot përsëri i ka bërë thirrje partisë “E majta”, për bashkëpunim si parti opozitare në zgjedhjet lokale. Edhe pse, kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, së fundmi ka refuzuar publikisht ofertën e Mickoskit për “unifikim kundër pushtetit”, lideri i VMRO – DPMNE-së tani u është drejtuar simpatizantëve të së “Majtës”, transmeton Portalb.mk.

Mickoski propozoi që në komunat ku “E majta” nuk ka kandidatë për kryetarë, të mbështeten kandidatët e VMRO – DPMNE-së, ndërsa partia e tij, siç tha, në rrethin e dytë do t’i mbështesë kandidatët e së “Majtës”.

“Pavarësisht vendimit dhe sjelljes së udhëheqësisë, u bëj thirrje simpatizantëve të së “Majtës” të na mbështesin në komunat ku nuk kanë kandidat të tyre. Për kthim, në rrethin e dytë, ku VMRO – DPMNE nuk ka kandidat të vetin, do të bëjë thirrje të mbështeten kandidatët e së “Majtës”, ka shkruar Mickoski në Facebook.

VMRO – DPMNE ditë më parë, ka arritur marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhje me dy partitë opozitare shqiptare – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternaitva.

Zgjedhjet lokale mbahen në dy rrethe, me atë që zgjedhja e këshilltarëve në komuna përfundon në rrethin e parë. Ndërkaq, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë për kryetarë komune që do të fitojnë më shumë vota në rrethin e parë. Megjithatë, sipas përvojës së deritanishme, në pjesën më të madhe të komunave edhe zgjedhjet për kryetarë përfundojnë në rrethin e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button