ASH: Shkolla fillore në Reçicë të Vogël është mashtrim i ri i BDI-së

Dje u lëshua në përdorim shkolla fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, vetëm për klasat e para. Sot kanë reaguar nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASh) ku këtë e quajnë një mashtrim të ri të Komunës së Tetovës, kryetares së Komunës, Teuta Arifi dhe BDI-së si parti, transmeton Portalb.mk.

“Dje improvizuan hapjen e kësaj shkolle me një klasë të vetme, duke keqpërdorur një grup fëmijësh për të mashtruar opinionin dhe duke mashtruar se shkolla është bërë gati për një vit. E vërteta është krejt ndryshe, shumë më e dhimbshme dhe e turpshme. Shkolla nuk hapet as këtë vit, ndërsa mediat do të mund ta konfirmojnë këtë për çdo ditë. Nxënësit e Reçicës së Vogël edhe këtë vit duket se mësimin do ta ndjekin në shkollën qendrore “Naim Frashëri” që është disa kilometra më larg, klasat ende nuk janë sistematizuar, ndërsa informacionet e fundit hapin edhe shumë dilema. Për të gjitha këto duam të pyesim publikisht pushtetin lokal dhe atë qendror, a është bërë dorëzimi teknik i objektit të shkollës dhe a kanë përfunduar të gjitha punimet dhe instalimet në shkollë?”, thuhet në reagimin e ASh-së.

Ndryshe, kryetarja e komunës, Tetuta Arifi tha se punët e përgjithshme në shkollë kanë mbaruar dhe është filluar vetëm me klasën e parë, e cila është planifikuar të fillojë menjëherë në këtë shkollë. Arifi tha se kur të kompletohen të gjitha klasat dhe kuadri i nevojshëm, shumë shpejt do të bëjnë edhe hapjen solemne të kësaj shkolle.

LEXO: Pas 9 viteve pritje, shkolla në Reçicë të Vogël u lëshua në përdorim vetëm për klasën e parë (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button