Tetovë, babai, nëna dhe vajza kanë ndërruar jetë në shtëpi nga Covid-19, nuk kanë shkuar për mjekim në spital

Tre anëtarë nga e njëjta familje në Tetovë janë infektuar nga Covid-19 dhe shpejtë kanë ndërruar jetë. Edhe pse të tretë kanë qenë në gjendje shumë të rëndë, nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe kanë vdekur në kushte shtëpiake, transmeton Portalb.mk.

“Kemi informata se javën e kaluar në kushte shtëpiake nga e njëjta familje kanë vdekur tre persona, babai, nëna dhe vajza. Që të tretë kanë qenë me komorbiditete të rënda, vajza e cila ka pasur 36 vite ka qenë me probleme të rënda gjinekologjike, ndërsa edhe prindërit e saj po ashtu kanë qenë me formë të rëndë të sëmundjes, babai ka pasur kancer, ndërsa nëna ka qenë me kardiomiopati. Por, edhe përkundër asaj, e dimë sigurt se nuk kanë ardhur në kontroll në spital. Do të thotë, faktori gjenetik dhe komorbiditetet janë arsyeja kryesore për këtë. Në familje nuk ka pasur persona të tjerë të sëmurë”, deklaroi mjekja Miranda Pajaziti nga qendra Covid në Tetovë.

Pajaziti tha se, ka shumë raste kur ka të sëmurë të cilët janë nga e njëjta familje dhe ato janë zakonisht më lehtë, të cilët mjekohen në kushte shtëpiake.

Sipas të dhënave të fundit nga qendra Covid në Tetovë, për 24 orët e kaluara në spital janë 108 pacientë prej të cilëve 106 janë në oksigjen, janë pranuar 14 pacientë të ri në spital, ndërsa 10 janë lëshuar. Kanë ndërruar jetë edhe dy persona të moshës 40 dhe mbi 60 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button