Në muajin shtator do të realizohen dy koncerte nga QKI e Maqedonisë së Veriut në Tiranë

Në Shqipëri më 7 dhe 18 shtator do të organizohet koncert nga Qendra Kulturore Informative e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Më 7 Shtator në Tiranë, do të prezantohet trioja harkore maqedonase e femrave “Trinity Strings” e udhëhequr nga violinistja Irena Stojanovska, e cila është muziciente profesionale në orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional. Prezantimi do të jetë i hapur, ndërsa trioja do të interpretojë repertor të muzikës klasike dhe tango”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Mjetet e mbledhura në këtë organizim do të dhurohen për qëllime humanitare te Qendra për Fëmijë me Sindroma Down në Tiranë.

“Më 18 Shtator në Pogradec, është paraparë koncert i xhaz kuartetit maqedonas “Çupa” (Chupa).Koncerti është në kudër të edicionit të 10-të jubilar të festivalit të njohur “Tirana Xhaz Festival”, i cili nga 10 Shtatori deri më 10 Tetor do të realizohet në disa qytete të Shqipërisë”, sqarojnë nga Ministria, duke paralajmëruar edhe përgatitjen e një ekspozite për Nën Terezën nga kjo Qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button