RMV, nxënësit e shkollave të mesme shumë të lumtur që po kthehen në shkollë

Pas pothuajse një vit e gjysmë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend sot u rikthyen në bankat. Në hyrjet e shkollave, i kanë pritur mësimdhënësit e tyre dhe profesorët të cilët i kanë dërguar nëpër klasa. Mësimi në ditën e parë të shkollës ishte me orë të shkurtuara. Nxënësve u matej temperatura, është bërë dezinfektim, ndërsa në objekt nuk hynin të gjithë përnjëherë por, klasë pas klase, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Kjo është hera e parë që nxënësit të kthehen në bankat shkollore, pasi u shpallë pandemia e Covid – 19.

Aleksandar Aleksovski, profesor i biologjisë në shkollën “Marija Kiri Skllodovska”, tha se nxënësit janë shumë të lumtur që po kthehen në shkollë.

“Në ditën e parë të shkollës respektohen protokollet, fëmijët janë shumë të lumtur që po kthehen në bankat shkollore. Ata e kuptojnë çështjen seriozisht, kuptojnë se duhet t’i respektojnë protokollet. Unë si profesor i tyre u kam thënë, ose do t’i respektoni rregullat apo do ta mbyllim shkollën dhe do të mësojmë prej në shtëpi. Ata nuk duan që të ndodhë ajo dhe për këtë i respektojnë rregullat e sjelljes”, tha Aleksovski.

Në shtet ka rreth 987 shkolla, përfshirë edhe objektet rajonale, si dhe rreth 188 mijë nxënës të shkollave fillore dhe 71,000 të mesme. Për pjesën më të madhe prej tyre, viti shkollor filloi me prezencë fizike. Përjashtim bëjnë nxënësit e shkollave të mesme nga komuna e Tetovës dhe Gostivarit, për të cilët qeveria mbrëmë miratoi vendim që dy javët e para ta ndjekin online. Mësim online në 7 ditët e para do të ketë edhe në shkollat e mesme në komunat në Kërçovë dhe Strugë.

Nxënësve u matet temperatura para hyjes në shkollë, Foto: Meta

Në bazë të protokolleve që ka miratuar Komisioni për Sëmundje Infektive,  shërbimi për mbajtjen e rendit do t’i kontrollojë nxënësit në hyrjen dhe daljen nga shkolla. Rend duhet të ketë edhe gjatë pushimeve të gjata. Të punësuarve në shkollë, si dhe nxënësve, do t’ju matet temperatura gjatë hyrjes. Nëse dikush ka temperaturë më të lartë se 37,4, udhëzohet te mjeku amë. Në shkollë nuk duhet të hyjë prindi. Prindi lejohet vetëm ta lë fëmijën në hyrjen e shkollës, prej ku e merr arsimtari. Përjashtim prej kësaj rregulle janë prindërit e fëmijëve me nevoja të posaçme arsimimi apo asistentët e tyre personal, të cilët kanë të drejtë të hyjnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button