Një vajzë 15 vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë nga Covid -19, paraprakisht kishte ndërruar jetë edhe nëna e saj

Një vajzë 15 vjeçare nga fshati Sellcë i Tetovës, ka ndërruar jetë prej komplikimeve të Kovid – 19. Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se, pacientja ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, ndërsa paraprakisht kishte ndërruar jetë edhe nëna e saj nga Covid – 19, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Shëndetësisë me keqardhje të madhe informon se, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar jetë një paciente 15 vjeçare nga fshati Sellcë nga Tetova. Pacientja me pasqyrë shumë të rëndë klinike është sjellë në Klinikën Infektive, pasi 13 ditë më parë ka qenë me simptoma të sëmundjes. Para se të mjekohet në spital, pacientja ka pasur shtrëngime 10 ditë. Sipas raportit mjekësor, bëhet fjalë për rast jashtëzakonisht të rëndë, me formë të vështirë të zhvilluar të sëmundjes, pacientja është me obezitet. Anketa epidemiologjike është pozitive, përkatësisht sipas deklaratës së babait të pacientes, nëna e saj ka ndërruar jetë nga Covid – 19”, njoftuan nga ministria.

Së fundmi, vendi është përballur me rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve njëkohësisht dhe mbingarkimit të spitaleve. Vetë dje u regjistruan gjithsej 870 raste të reja me Covid-19 nga 5 844 testime të kryera, u shëruan 661 ndërsa 37 vdiqën. Numri i rasteve aktive në vend është 14,249.

Për këtë shkak, prej sot, 1 shtator, shtetasit tonë dhe të huajt në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mund të hyjnë nëse paraprakisht në vendkalimin kufitar paraqesin certifikatë/vërtetim për imunizim (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht se kanë pranuar të paktën dy doza vaksine kundër sëmundjes infektive kovid-19, certifikatë/vërtetim se e kanë kaluar kovid-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, ose me vërtetim mjekësor me rezultat negativ të testit PCR, i bërë 72 orë para hyrjes në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button