Në Maqedoninë e Veriu është rritur numri i vdekjeve për 40 përqind, ndërsa është ulur ai lindjeve për 4 përqind, por jo në të gjitha komunat

Periudha prej prillit deri në qershor të këtij viti nuk jep rezultate të mira për Maqedoninë e Veriut në lidhje me numrin e lindjeve dhe numrin e vdekjeve në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i lindjeve të gjalla në tremujorin e dytë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur me 4.0% në 4 604 lindje të gjalla. Numri i vdekjeve në tremujorin e dytë të vitit 2021 është vërejtur rritje nga 40.2 % në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2020 dhe arriti në 7 496 persona, nga të cilët 13 ishin foshnje”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në lidhje me këtë, Maqedonia e Veriut ka shënuar ulje të numrit të popullsisë në këtë periudhë për 2 892 banorë. Më së shumti lindje janë regjistruar në Kumanovë (262), Tetovë (255) dhe Çair (218), ndërsa vdekje më së shumti në Qendër (875), Manastir (424) dhe Kumanovë (423).

Raportohet që në këtë periudhë janë realizuar 2 769 martesa, për 140.8% më shumë, ndërsa 501 divorce.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button