“RiniaHub” i fton të rinjtë të aplikojnë për këshillim falas me psikolog

“RiniaHub – ndërtimi i aftësive për punësim, kompetencat dhe mundësitë e rrjetëzimit për të rinjtë” dje e publikoi thirrjen për të rinjtë që të marrin pjesë në një program të shëndetit mendor, informojnë nga “RiniaHub”.

Nëpërmjet këtij programi për shëndet mendor do të mbështeten të rinj të moshës 16 deri në 29 vjeç. Përparësi do t’u jepet personave që vijnë nga zonat rurale, të rinjve në rrezik, të rinjve pa sigurim shëndetësor dhe të rinjve NEET (të rinjve të cilët nuk janë në proces të edukimit, punësimit ose trajnimit). Do të mbështeten 100 të rinj, të cilëve do t’u mbulohen 6 seanca me një psikolog të caktuar nga KNRM. Për shkak të mbrojtjes kundër kovid-19, seancat do të zhvillohen përmes platformave të komunikimit elektronik, në kohë për të cilën do të pajtohen personi i ri dhe psikologu i caktuar.

Të rinjtë që do të jenë pjesëmarrës në programin për shëndet mendor do të kenë detyrimin të marrin pjesë në të 6 seancat me psikologun (seancat do të zhvillohen një herë në javë për një periudhë prej 6 javësh, përveç rasteve kur psikologu do të vlerësojë nevojën për intensitet i shtuar i takimeve), t’iu përmbahen datave të zgjedhura të takimit që ata do të zgjedhin kur plotësojnë formularin e aplikimit dhe të plotësojnë vlerësimin për kënaqësinë e seancave.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin në dispozicion në linkun e mëposhtëm jo më vonë se 26 Shtator. Nëse ndonjë nga kandidatët e interesuar ka pyetje, ata mund të drejtohen në [email protected] ose 070 399 058.

“RiniaHub” venë në pah se të gjitha të dhënat e ndjeshme e shënuara gjatë plotësimit të formularit të aplikimit do të përdoren vetëm për të zgjedhur një psikolog me përvojë dhe ekspertizë të përshtatshme, në mënyrë që të ofrojë mbështetje adekuate për pjesëmarrësit e programit. Megjithatë, nëse nuk ndihen rehat t’iu përgjigjen të gjitha pyetjeve, kandidatët e interesuar mund t’i lënë pa plotësuar dhe kjo nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes së pjesëmarrësve të programit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button