Qeveria e RMV do t’u ndajë mirënjohje të gjithë deputetëve nga përbërja e parë parlamentare

Deputetët e përbërjes së parë parlamentare do të marrin mirënjohje nga Qeveria. Këtë e ka paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme solemne për shënimin e 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë dhe jubileut të 30 vjetorit të pavarësisë, transmeton Portalb.mk.

“Kam ngritur iniciativë për ndarjen e mirënjohje të gjithë 120 deputetëve nga përbërja e parë parlamentare për kontributin e tyre të veçantë për vendosjen e themeleve shoqërore dhe institucionale në ndërtimin e Republikës së Maqedonisë. Për ata që nuk janë në mesin tonë, do të ndahet mirënjohje post-mortem”, tha Zaev në seancën solemne qeveritare.

Manifestimi qendror për shënimin e 8 shtatorit dhe jubileut 30 vjeçar nga pavarësia e shtetit do të mbahet para Kuvendit, ndërsa nga Qeveria thanë se detajet nga programi do t’i kumtojnë deri në fund të javës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button