Prej nesër numër i shtuar i autobusëve në Shkup, pensionistët akoma nuk mund të udhëtojnë falas

Ndërmarrja për Transport Publik (NTP) – Shkup njoftoi se nga nesër, 1 shtator, për shkak të fillimit të vitit shkollor dhe frekuentimit më të lartë të transportit publik, në komunikacion do të përfshihen numër i shtuar i autobusëve në linjat  urbane dhe ndërurbane, transmeton Portalb.mk.

Autobusët do të lëvizin sipas orarit javor, gjegjësisht transporti publik do të shërbehet nga numër i shtuar i autobusëve në krahasim me muajt e kaluar.

Oraret janë në dispozicion në ueb-faqen www.jsp.com.mk.

Nga nesër, përsëri do të vlejnë biletat vjetore falas për nxënësit e shkollave të mesme për përdorimin e transportit publik. Biletat do të aktivizohen në mënyrë sistematike, gjegjësisht nxënësit nuk kanë nevojë të vizitojnë pikat e shitjes të NTP Shkup.

Nxënësit e vitit të parë të arsimit të mesëm do të marrin bileta të përkohshme (letre) për transport falas, të cilat do t’u shpërndahen nëpër shkolla.

Edhe më tej përkohësisht është i anuluar vendimi për transport falas për të rriturit (gra 62 vjeç, burra 64 vjeç) të martave, të premteve, të shtunave dhe të dielave.

NTP Shkupi u bën thirrje të gjithë shfrytëzuesve të transportit publik që të respektojnë vendimin për përdorimin e maskës mbrojtëse gjatë shfrytëzimit të transportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button