Kosova dhe Shqipëria deri tani kanë pranuar qindra afganë, ndërsa Maqedonia e Veriut planifikon sonte të pret grupin e parë

Maqedonia e Veriut akoma nuk ka arritur të pret afganët që pritet të vijnë tash e disa ditë, ndërsa Qeveria njoftoi që sonte pritet ardhja e grupit të parë, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë që sot, 30 gusht 2021 (e hënë), në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, do të arrijnë qytetarët nga Afganistani”, njoftojnë nga Qeveria.

Në njoftimin e Qeverisë, nuk sqarohet numri i qytetarëve që pritet të jenë në grupin e parë. Raportohet që pritet të vijnë 780 qytetarë afganë, por me mundësinë që ky numër i refugjatëve të arrijë deri 1800.

Ndryshe, Kosova ka arritur të pranojë dje grupin e parë të qytetarëve të përbërë prej 111 afganë. TvTema raportoi që ata janë sistemuar në fshatin Sojevë të Ferizajit, tek ish-kampi i Betchel Enkas.

Brenda 4 ditëve të fundit kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza në Tiranë 6 avionë, duke strehuar në Shqipëri 607 qytetarë afganë të shpërngulur nga rreziqet e shtuara prej talebanëve në Kabul.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button