RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Nga mesnata, çmimet e derivateve të naftës do të rriten nga gjysmë në një denar, vendosi sot Komisioni Rregullator Energjetik, transmeton Portalb.mk.

Për gjysmë denari shtrenjtohet eurosuper BS-95, kurse për një denar eurosuper BS-98 dhe dizeli.

Sipas këtij ndryshimi, çmimi i ri i eurosuper BS-95 do të jetë 71 denarë për litër, kurse eurosuper BS-98 do të jetë 73 denarë për litër. Dizeli do të shitet me çmim prej 62.5 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të rritet për 1.50 denar për litër dhe çmimi i ri do të jetë 62, 5 denar, ndërsa mazuti për 1.089 denar për kilogram dhe do të jetë 37.019 denarë për kilogram.

Me vendimin më të ri rritet çmimi me pakicë i derivateve të naftës mesatarisht me 1.84 denarë krahasuar me vendimin e javës së kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button